Kriza e emigrantëve: Shkaqet e eksodit nga Ballkani

Më shumë se tre mijë refugjatë, kryesisht nga Lindja e Mesme, arrijnë përditë në vendin e vogël të Evropës Juglindore. Një numër i ngjashëm kalojnë kufijtë në Serbi dhe Hungari - shumica e refugjatëve shpresojnë të arrijnë në Gjermani. Krejt kjo ka bërë që të mbetet në hije një tjetër eksod i madh - jo nëpërmjet Ballkanit, por prej vendeve të këtij rajoni




«Rruga e Ballkanit» është bërë fort e famshme prej momentit kur Maqedonia shpalli në fund të gushtit gjendje të jashtëzakonshme në zonat e saj kufitare.

Më shumë se tre mijë refugjatë, kryesisht nga Lindja e Mesme, arrijnë përditë në vendin e vogël të Evropës Juglindore. Një numër i ngjashëm kalojnë kufijtë në Serbi dhe Hungari – shumica e refugjatëve shpresojnë të arrijnë në Gjermani.

Krejt kjo ka bërë që të mbetet në hije një tjetër eksod i madh – jo nëpërmjet Ballkanit, por prej vendeve të këtij rajoni. Gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti, Gjermania ka pranuar pothuajse më shumë se 200 mijë kërkesa për azil. Më shumë s ekatër prej dhjetë kërkesave ishin nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Pothuajse tridhjetë mijë prej tyre ishin nga Shqipëria – dhe një i ngjashëm nga Kosova fqinje. Siria është shteti i vetëm me më shumë aplikues azili. Kjo paraqet një ngritje të madhe: Gjermania ka pranuar vetëm tetë mijë kërkesë azil nga qytetarët e Shqipërisë gjatë gjithë vitit 2014.

Në vitet nëntëdhjetë, konflikti dhe shpërngulja e detyruar ishin shkaktarët e arritjes së dhjetëra mija shqiptarëve etnikë nga Kosova. Por kjo gjendje e tanishme nuk e shpjegon dot lëvizjen masive të sivjetme.

Ngjashëm, Shqipëria ka pasur një rrugëtim të gjatë prej diktaturës komuniste të Enver Hoxhës. Tani është shtet demokratik dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimit Evropian. Prihet prej artistit të konvertuar në politikan, kryeministri Edi Rama.

Por Kosova dhe Shqipëria bashkëndajnë disa faktorë të përbashkët: popullsi të vogla (rreth tre milionë banorë Shqipëria dhe rreth dy milionë Kosova); një shumicë shqiptarësh etnikë dhe pak prospekte ekonomike.

Faktori i fundit ka qenë motivi kryesor prapa numrit të madh të shqiptarëve që kanë marrë rrugën drejt Gjermanisë.

Dega e OJQ-së gjermane në Prishtinë, «Fondacioni Friedrich Ebert», ka kryer një ankeitm të kufizuar në janar dhe shkurt. Anketimi ka dëshmuar se pothuajse të gjitha ata që ishin larguar prej kryeqytetit e kishin bërë një gjë të tillë të shtrënguar prej vështirësive ekonomike – dhe shpresonin s enë Gjermani do të gjenin vende pune.

Gjatë të njëjtës periudhë kohore, BBC-ja ka folur me të rinj në qytetin e Mitrovicës. Njëri prej tyre ka thënë se kosovarët janë «si zogjtë në kafaz». Është i vështirë udhëtimi në vendet e BE-së për shkak të kufizimeve me viza. Por në vendlindje, ka pak perspektivë: shkalla e papunësisë në mesin e të rinjve arrin në 60 për qind.

Shkaqe të ngjashme qëndrojnë edhe prapa eksodit në Shqipëri, ku dhjetëra mija persona kanë humbur vendet e tyre të punës në Greqi dhe Itali për shkak të krizës ekonomike në këto vende. Për ta, paga mesatare në Shqipëri prej 350 eurosh është jashtëzakonisht e papranueshme.

Deri para pak kohësh, as Shqipëria e as Kosova nuk kanë qenë në listën e «vendeve të sigurta të origjinës» të hartuar prej Gjermanisë, edhe pse kjo pritet të ndryshojë. Megjithëse shumica e kërkesave pritet të refuzohen, duhet të kalojë pothuajse një vit para se njerëzve t’iu shqyrtohen kërkesat dhe të urdhërohen të kthehen.

Por si është puna me kërkesat e azilit nga Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi? Prej këtyre vendeve ka pasur pothuajse 20 mijë kërkesa sivjet deri në fund të korrikut – dhe pjesa më e madhe e tyre ishin romë, më shumë se 90 për qind e rasteve ishin nga Serbia.

Sipas organizatave që punojnë me romë, kjo tregon se pavarësisht prej Dekadës së Përfshirjes së Romëve, një nismë e mbështetur nga shtetet e Evropës Lindore dhe që do të mbarojë më dhjetë shtator, shumë rom ëjanë lën ënë gjendje të mjerueshme ekonomike.

«Kemi pasur Dekadën Rome, shumë para janë ndarë – por disa prej faktorëve kyç kanë pësuar degradim gjatë dhjetë viteve të kaluara», ka deklaruar Dritan Nelaj nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur.

«Romët mbështetën në të ardhura joformale derisa ekonomitë po rregullohen dhe formalizohen – ata humbin pozitën e tyre në treg dhe zhduken të ardhurat e tyre. Nuk ka banim dhe punësim. Në anën tjetër, njerëzit edhe ndihen të diskriminuar».

Andaj shkuarja në Gjermani, për shumë romë ëhstë opsion joshës. Ata tregtojnë qëndrimin me gjendje të mjerueshme në Ballkanin Perëndimor me një qendër solide azili në Gjermani, madje edhe marrin nga 140 euro në muaj derisa t’u shqyrtohen kërkesat.

«Zakonisht, refugjatët dëshirojnë t’u shmangen procedurave të azilit», ka deklaruar Milita Sunjiq nga dega e agjencisë së refugjatëve të OKB-së, UNHCR, në Beograd.

«Por në këtërast, ata ankohen se kanë gjendje të mjerueshme. Romët u thonë autoriteteve se nuk do të marrin azilin – por së paku ndihen të sigurt dhe kanë kulm mbi kokë».

Ndryshe prej eksodit të pazakonshëm nga Kosova dhe Shqipëria, vuajtja e romëve të rajonit është problem i përjetshëm.

Zoti Nela sugjeron se diksriminimi me të cilin ata përballen i bënë kandidatë legjitimë për azil.

Dhe Milita Sunjiq thekson se derisa familjet rome vazhdojn ëtë vuajnë prej «varfërisë së mjerueshme», do të vazhdojnë të kërkojnë fatin e tyre në Gjermani.

BBC

Foto: Enver ROBELLI