Kritika mostransparencës së financimit të partive në Zvicër

OSBE-ja e thumbon mungesën e transparencës në financimin e partive në Zvicër. Ajo do ta shqyrtojë edhe çështjen e votimit elektronik.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Europian ka dërguar një mision të vetin në Zvicër. Ai e ka vëzhguar atmosferën paazgjedhore dhe përgaditjet për zgjedhjet e këtij viti. Sipas Berner Zeitung, raporti paraprak lavdëron shumëçka, por ka edhe ca dilema lidhur me votimin elektronik përmes internetit.

Me një gjuhë diplomatike, në raport thuhet se sistemi i votimit elektronik mund të përfitonte ka nga një rishikim thelbësor. Organizata rekomandon dërgimin e një eksperti të OSBE-së për zgjedhjet e ardhshme, i cili do ta vëzhgonte zbatimin në praktikë të votimit elektronik dhe do të jepte këshillat e tij për përmirësimin e sistemit. Sa u përket detajeve, ato do të përcillen në rrugë diplomatike. Në afat të gjatë mendohet që të gjithë zviceranët të mund të votojnë në mënyrë elektronike. Ky është një projet ku momentalisht marrin pjesë shumë kantone dhe pritet që këtë vit atij t’i bashkangjiten edhe të tjerë, por këtë e vendos Qeveria. Faktin që Berna i qëndron larg këtij projekti nuk e përshëndetin të gjithë.

Një merak i specialistëve është mungesa e transparencës në financimin e partive në Zvicër. Dekokracia zvicerane, thotë raporti, ka një emër të mirë në të gjithë botën, mengjithatë Zvicra është ndër të paktat vende perëndimore, ku politikanët nuk duhet ta deklarojnë prejardhjen e dhurimeve të tyre. Përveç kësaj, organizatës i mungojnë edhe kornizat ligjore për mënyrën e përdorimit të këtyre parave. Raporti thotë që partitë mund të marrin shuma të pakufzuara nga cilëtdo donatorë. Shqetësimi qëndron në ndikimin e tyre: Ai që e përkrah një parti a politikan me para, këtë mbase e bën për interesa të tij. Gazeta thotë që Transarency International ka kërkuar prej vitesh që votuesit ta dinë nga vjnë paratë.

Edhe Konmisioni Antikorrupsion i Këshillit të Europës e deneoncon mungesën e transparencës së financimit politik prej vitesh dhe kundër Zvicrës ka nisur një procedurë. Është posaçërisht e majta, thotë artikulli, ajo e cila merr herë pas here aksione për të arritur një bazë ligjore për më shumë transparencë në çështjen e financimit të partive. Dhe «të gjitha provat kanë dështuar». Kundërshtarët e transparencës argumentojnë me sistemin specifik zviceran, ku shumë vendime politike nuk merren në parlament, por në referendume. Por – thotë raporti – edhe aty nuk është shumë e qartë kush i financon fushatat e shtrenjta. Edhe kjo kritikohet nga organizatat ndërkombëtare. ks