Kriminaliteti – njollë në jetëshkrimin e emigracionit shqiptar në Zvicër

Shifrat e delikteve me shqiptarët në Zvicër herë rriten, herë zbresin nga pak. Veprat e tyre penale nganjëherë shihen si të njëjta me ato të vendësve. Por, në numra absolutë, ato gjithsesi janë të tepërta.

Nga viti 2008, Enti Federal i Statistikave e harton në mënyrë sistematike një Statistikë Kriminale Policore. Fjala është për të dhëna për delikte në lidhje me Kodin Penal, Ligjin e Substancave Narkotike dhe Ligjin për të Huajt. Te i pari bëjnë pjesë deliktet e dhunshme, si vrasja, lëndimi trupor, grabitja, dhuna seksuale, kërcënimi. Këtyre u shtohen edhe dënimet lidhur me pasurinë, si vjedhja. Pastaj deliktet seksuale, sikur ushtrimi ilegal i prostitucionit, ekzibicionizmi, veprimet seksuale me fëmijë dhe dhunimi. Deliktet kundër Ligjit të Substancave Narkotike nënkuptojnë në thelb konsumin e substancave narkotike dhe trafikimin e tyre. Ligji për të Huajt është shkelur në rast të hyrjes ilegale në vend, gjatë qëndrimit ilegal në Zvicër, apo me ushtrimin e një veprimtarie fitimprurëse pa leje.

Numrin më të madh të delikteve të regjistruara – rreth tri të katërtat – e përbëjnë shkeljet e Kodit Penal. Rreth dy të tretat e rasteve të tjera përbëjnë delikte kundër Ligjit të Substancave Narkotike; pasojnë shkeljet e Ligjit për të Huaj dhe kundërvajtje kundër ligjeve të tjera federale. Në kuadër të delikteve kundër Kodit Penal, me më shumë se dy të tretat e rasteve të regjistruara, pjesën më të madhe e përbëjnë ata që lidhen me pasurinë. Pastaj vijojnë ato kundër lirisë, trupit dhe jetës, dhuna publike, ajo kundër integritetit seksual dhe të tjera.

Ndër të tjera, në raportet e statistikave kriminale policore ka një ndarje sipas të akuzuarve në bazë të nacionalitetit dhe statusit të qëndrimit në Zvicër, e cila deri diku jep informacion edhe për shqiptarët e akuzuar. Në vitin 2015, nga gjithsej 40’316 të akuzuar në lidhje me Kodin Penal, 596 veta janë nga Shqipëria, 2’487 nga Kosova dhe 2’078 nga Serbia dhe Mali i Zi, dhe nga Maqedonia vinin 1’162 të akuzuar. Kështu, Shqipëria e zë vendin e 17-të, Maqedonia vjen në vendin e 9-të, Kosova në të 5-tin e një liste, në të cilën gjenden persona nga 54 vende. Përpara këtyre vijnë Italia, Portugalia, Gjermania dhe Rumania; pas tyre renditen shumica e nacionaliteteve në Zvicër.

Kodi Penal: Të akuzuarit sipas statusit të qëndrimit, 2015
Kodi Penal: Të akuzuarit sipas statusit të qëndrimit, 2015

Nëse e shikon numrin e shqiptarëve, të cilët janë përfshirë në delikte penale në kontekst të Ligjit të Substancave Narkotike, raportet ndryshojnë paksa. Këtu Shqipëria shfaqet me 949 veta, nga Kosova janë 450 persona dhe nga Maqedonia 263, prej gjithsej 15’155 të akuzuarve nga 29 vende. Këtu Shqipëria e zë vendin e 5-të, Kosova vjen në të 10-tin, Maqedonia në të 15-tin. Serbia dhe Mali i Zi, nga ku vlerësohet se vjen një numër i vogël i shqiptarëve, del në vend të 7-të me 514 veta. Para këtyre vijnë Italia, Franca, Portugalia, Gjermania; prapa pasojnë një duzinë nacionalitetesh të tjera.

Ligji i Substancave Narkotike: Të akuzuarit sipas statusit të qëndrimit, 2015
Ligji i Substancave Narkotike: Të akuzuarit sipas statusit të qëndrimit, 2015

Sidomos sa u përket shqiptarëve ndryshojnë në mënyrë domethënëse raportet në këndvështrim të gjendjes në lidhje me Ligjin për të Huajt. Nga gjithsej 23’455 të akuzuar nga rreth 50 shtete dalin 1’106 veta nga Shqipëria, 2’560 nga Kosova, 1’197 nga Serbia e Mali i Zi dhe 642 nga Maqedonia. Këtu Shqipëria e zë vendin e 4-tët, Serbia dhe Mali i Zi të 3-tin, Maqedonia vjen në vend të 9-të. Para këtyre nuk vjen asnjë nacion tjetër, kampion në deliktet kundër Ligjit për të Huajt në vitin 2015 në Zvicër është Kosova.

Ligji për të Huajt: Të akuzuarit sipas statusit të qëndrimit, 2015
Ligji për të Huajt: Të akuzuarit sipas statusit të qëndrimit, 2015

Paraqitja e plasimeve këtu i shërben përjashtimisht krijimit të një ideje për atë se ku gjenden përafërsisht shqiptarët në raport me ligjin në Zvicër; renditja e të gjitha nacioneve do t’i shpërthente kornizat e kësaj pune. Në këto paraqitje janë përjashtuar edhe zviceranët, ata në këtë listim nuk janë konsideruar fare. Ligji për të Huajt, për shembull, nuk i prek ata pothuajse aspak. Përveç kësaj, nëse këto shifra i sheh pak më nga afër, bie në sy që një numër i madh i të akuzuarve nga një nacionalitet në një delikt nuk bën pjesë në popullatën e rregullt; aty bëhet fjalë edhe për persona nga fusha e azilit apo të tjerë si persona me qëndrim të shkurtër, turistë, azilkërkues të larguar, rezidentë ilegalë, persona në procedurë paraqitjeje. Te deliktet në lidhje me Ligjin për të Huajt, kjo është shumë e theksuar me Kosovën. Por, Kosova në këtë kohë është vendi i vetëm në rajon i përjashtuar nga Lëvizja e Lirë. Në përgjithësi duhet pasur parasysh që paraqitjet u referohen numrave absolutë dhe nuk konsiderohet raporti i rasteve me numrin e pjesëtarëve të nacionaliteteve përkatëse.

Sikur ta vështrosh zhvillimin e veprave penale të shqiptarëve kundër Kodit Penal ndër vite, mund të nxjerrësh edhe ndonjë konstatim. Shqipëria në këto statistika shfaqet për herë të parë më 2011. Kosova deri më 2010 është përfshirë nën Serbinë e Malin Zi; nga 2011pozicionimi në listë përparon nga lart. Maqedonia qëndronte në vendin e 7-të, përkatësisht të 8-të, pas një përmirësimi në vitet 2011-2013, prej dy vjetësh ajo gjendet në vendin e 9-të. Vetëm Serbia e Mali i Zi shënojnë një përparim.

Kodi Penal: Deliktet në total dhe pozicionet, 2009-2015
Kodi Penal: Deliktet në total dhe pozicionet, 2009-2015

Nga shifrat për deliktet kundër Ligjit të Substancave Narkotike nga vitet 2009-2015 del përsëri një rritje e veprave penale të qytetarëve shqiptarë. Kosova radhitet dy pozicione më lart. Serbia dhe Mali i Zi ngelin relativisht stabil më sipër dhe Maqedonia ngadalë duket të japë numra më të vegjël.

Ligji i Substancave Narkotike: Deliktet në total dhe pozicionet, 2009-2015
Ligji i Substancave Narkotike: Deliktet në total dhe pozicionet, 2009-2015

Nga këndvështrimi i veprave penale kundër Ligjit për të Huajt, Shqipëria po ndahet gjithnjë e më keq. Kosova prin në numra absolutë, ndërkohë që numri i delikteve të qytetarëve kosovarë po rritet. Serbia e Mali i Zi pasojnë ngjitur. Qytetarët e Maqedonisë, ku në të shumtën e rasteve supozohen shqiptarë, këtu lëvizin ndërmjet pozicioneve 7 dhe 8. Sa shqiptarë nga Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës në jug të Serisë fshihen pas këtyre, mbetet e paqartë.

Ligji për të Huajt: Deliktet dhe pozicionet, 2009-2015.
Ligji për të Huajt: Deliktet në total dhe pozicionet, 2009-2015.

Këto statistika skajshmërisht të rëndësishme dhe relativisht të detajuara japin informacion për gjendjen aktuale të shqiptarëve lidhur me kriminalitetin dhe për të kaluarën e afërt. Mjerisht mungojnë raporte të tilla në lidhje me vitet e mëparshme dhe analiza nuk vazhdohet në mënyrë të detajuar sipas shtetësisë së personave të akuzuar.

Trajtime të kësaj teme përmendin statistika, të cilat flasin për një shkallë më të lartë kriminaliteti të 18 deri 40-vjeçarëve nga ish-Jugosllavia në vitet 2000 deri 2006, ku bëjnë pjesë edhe emigrantët shqiptarë, sesa të gjithë të huajt e tjerë. Analiza të tjera sugjerojnë që numri i lartë i delikteve të të rinjve të huaj nuk dëshmon patjetër një shkallë më të lartë të delikuencës së të rinjve emigrantë. Ata, sipas këtyre analizave, paditen më shpesh dhe më frik se sa vendësit. Për më tepër, shifrat e gjykimeve ndërmjet të rinjve emigrantë dhe vendës nuk ndryshojnë sikur të konsideroheshin shkeljet kundër Ligjit Federal për Qëndrimin dhe Vendosjen e të Huajve (ANAG). Gjithsesi, sugjerojnë trajtime si ai i Barbara Burrit më 2010, mediet kanë dështuar të raportojnë për angazhimin e të rinjve shqiptarë për tejkalimin e konflikteve në shkolla, në takime të rinjsh dhe në shoqëri, në përgjithësi.

(Artikulli përbën një transmetim nga botimi «Image-Entwicklung der Albaner in den Schweizer Medien», Alain Maillard & Kujtim Shabani, ISEAL, 2016 Lausanne.)