Kreu i ISIS-it goditet nga ajri por ende nuk dihet nëse ka vdekur

Forcat ajrore të Irakut kanë goditur konvojin e liderit të Shtetit Islamik (ISIS), Abu Bakr al-Baghdadi, por fati tij është i panjohur, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga ushtria.




«Forcat ajrore të Irakut kanë bombarduar konvojin e terroristit Abu Bakr al-Baghdadi përderisa ai ishte duke arritur në Karabla për tu takuar me Daesh komandant», thuhet në deklaratë.

Ushtria thotë se kanë bombarduar vendin ku ishte planifikuar takimi i komandantëve të ISIS-it.

Sipas Reuters, si pasojë e bombardimit shumë komandantë janë plagosur rëndë dhe vrarë por që dyshohet se al-Baghdadi është larguar me një automjet dhe gjendja shëndetësore e tij nuk dihet.