Krasniqi: Të gjithë së bashku për ta rrëzuar qeverinë




Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka kërkuar krijimin e një fronti të përbashkët opozitar e përtej për të kundërshtuar vendimet e qeverisë.

 

Duke folur në Interaktiv në KTV, kreu i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, ka thënë se Asociacioni del përtej pakos së Ahtisaarit dhe Kushtetutës së Kosovës.

«Bisedimet politike duhej kryer në Vjenë. Një lloj Asociacioni parashihej në pakon e Ahtisaarit, por kjo tani del përtej kësaj. Vendimi është i dëmshëm dhe duhet një front i madh opozitar, që do të përfshinte edhe zërat kundërshtues të qytetarëve dhe shoqërisë civile për të protestuar. Kjo qeveri me këto vendime nuk duhet të vazhdojë», ka thënë Krasniqi.

Ai gjithashtu ka pohuar se Gjykata Speciale po krijohet me raportin e Dick Martyt, dëshmitë për të cilin janë të rrejshme dhe të individëve që duan të fitojnë azil politik jashtë Kosovës.