Kostoja e ndërtimit në Kosovë rritet për 0.5 për qind

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar «Indeksin e Kostos së Ndërtimit» për TM2 2015.




Indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit (IKN) në Kosovë është rritur për 0.5% në tremujorin e dytë të vitit 2015 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015.

Ngritje e indeksit të çmimeve të kostos të ndërtimit është vërejtur te disa kategori, si: Ngritje e çmimeve te pagat për 4.2%, me një ndikim në IKN prej 0.7%; energjia për 0.6 %, pa ndonjë ndikim të theksuar në IKN.

Ngritja e çmimeve u neutralizua me rënien e çmimeve te kostot e tjera për -0.7% pa ndonjë ndikim në IKN, si dhe te materialet ndërtimore për -0.3% me një ndikim prej -0.2% në IKN.

Kurse, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2014), Ideksi i Kostos së Ndërtimit, po ashtu është rritur për 0.4%.

Ngritje e Indeksit të çmimeve të kostos të ndërtimit është vërejtur te disa kategori, si: Ngritje e çmimeve te energjia për 15.8%, me një ndikim prej 0.2%: te pagat çmimet u ngritën për 4.4%, me një ndikim prej 0.7%: te materialet hidro-sanitare për 2.4%, me një ndikim prej 0.1%; te makineritë, çmimet u ngritën për 1.5%, me një ndikim prej 0.1%; te materialet elektrike, çmimet u ngriten për 1.1%, me një ndikim prej 0.1% në IKN.

Ngritja e çmimeve u neutralizua me rënien e çmimeve të materialeve ndërtimore për -1.3%, me një ndikim prej -0.8%, si dhe kostot e tjera me -0.4%, pa ndonjë ndikim të theksuar në IKN.