Kosovës

Duen emnin me ja çdukë; / Me dekë pa uj e pa bukë! Ilustrimi: Shutterstock



Kosovë, o vend’ i famshëm i trimnis
Kosovë, o lule e bukur e Shqipnis!
Ti bjeshkat plot vjollca rreth i ke
Si vashë e virgjën: nuse sikur je;
Dhe malet me bor
Mi krye i ke kuror!

Kosovë, o atdhe i lavduem i burrniis
Ti ke pas kjen mbretnesha e Rumelliis!
Nalt mbaje kryet t’and si gjithëmoon
Difto-u e zonja, koha sot e don
Ti t’çohesh përsëri
N’luftë t’mbarë për liri!

Se teje të madhe shpresë ushqen Shqipnija
Me burrat ti q’i len, t’gjatë si selvija,
Sakola mali, shoq në bot’ që s’kanë
Si luaj e si dragoj plot forcë që janë,
Që derdhin gjakun prrue
Atdhen për me shpëtue!

Ke bij që s’kanë drojë asnji pikë
As syni far’ u tutet, s’dinë as frikë
Anmikut kur i sulen me rrebtësii
Si breshni mi të hidhen me duhii
Sa bije e krye s’ngreh
Por eshtnat dheut i le’.

Gra e vasha ke, si zana sy – mëdha
Trimnesha, qi Shqipnija din m’i ba
Qi rrokin armët në luftë me gas tuj shkue
Ja se me mund, ja se dekun tuj luftue!
Për ndeer të shtëpisë’vet,
E falin shpirt e jet!

Te toka jote aqë luftna janë ba
Kur trimat preknin dekën pa me qa
Kur nana e motra lott derdhin pa pra;
Ata me gjakun dheun e kanë la
Si di Shqiptari n’jet!
M’e ba detyrn’ e vet!

Kosovë, o trimneshë, lul’ e rrallë
Detyrën tin’ e ke me dal sot në ballë
Se mbrrini koha, tokën për m’e mprue
Anmiqt e motçëm jashtë me i dëbue
Se mjaft e kan robnue
Dhe n’zjarm e kanë prue!

A mund m’e durue pa pra kët zgjedhë
Që të huejt para syve t’venë ledhe
Për me t’rrëzue nër kambë’ e për me t’shkel
Për me t’ba gjithë copë, mirë si ju del
Dhe duersh mos t’lëshojn’
Prej faqes s’dheut të t’shojn!

Ku jeni pra ju burra, ju luftarë
Kosovas, o të vlershmit ushtarë
Që keni për tan’ botën luftue gjithmoon
Ndër dejt vall gjaku ma nuk ju valon
Pak ju me u – përment
Për votër e për vent?

Nuk shifni rrotull jush, Grek e Bullgar
I fliqun Srbjan, Sllav barbar
Kosovën si e mbajn nën kamb t’tyne nën themrë
Si ja çpojnë syt’ e faqet e deri n’zemër;
Duen emnin me ja çdukë;
Me dekë pa uj e pa bukë!

Disa ‘Serbi e vjetër’ duen me i thanë,
“Maqedhoni” do t’jerë emnin ja lanë!
Atyne si u pëlqen kufijt i venë
Shqipnija veç mbas dojes s’tyne me kjenë;
Mendojnë pa turp kurrfarë
Se s’ka nji komb Shqiptarë!

Përpara burra, rrokni hut’ e shpatë
Prej ziis pështonëje Kosovën e ngratë;
At’ nanën t’uej t’lidhun kamb’e duur
Q’anmiqt e kan vorrue me dhe me guur,
Me lott qi qan e ankon
E asnji nuk i ndihmon!

Shqyptarë mos kujtoni bes’ e feee
Po nanën ju kujtoni qi u ka lee
Qi ka mbet fill e vetum si gru e ve
Prej bijvet e harrueme mi ket dhee!
Se asht turp i madh për ju
Të huejt me i çnderu!

Sot ora mbrrini dita e bekueme
Shqipniin m’e ba në bot’ një vent t’lirueme!
Kosovës emnin me ja ngref te qielli
Për çud të botës sa ka me shkëlqye dilli
Me rrnue një Shqypnii
Si zonjë në lumnii.

Shqyptarë, çoni – u, vllazën ora mbrrini
Si Geg’ e Toskë nalt flamurin e ngrini!
Në Manastir, Shkup, Shkodër e Janinë
Nji trup bani – e an’e mba’ anë Shqypninë
Si ç’trimit mirë e prek
Me nder luftë me dek!!