Kosovën duhet parë edhe si shans

Vllaznim Xhiha është absolventi i parë shqiptar në ETH të Cyrihut. Pas dy dekadash aktiviteti afarist në Zvicër, ai kthehet në Kosovë. Xhiha thërret të rinjtë në Diasporë ta ndihmojnë vendin e prejardhjes me idetë e tyre.

Rexhep RIFATI

Vllaznim Xhiha është pa dyshim një ndër afaristët më të suksesshëm në Kosovë. I tillë ishte edhe për aq kohë sa jetoi dhe veproi në Zvicër. Ai edhe punët e mëdha e të dobishme i bën pa bujë e publicitet. Një mendësi kjo nga puna e gjatë në Perëndim, ku e ka zhvilluar një biznes shumë të suksesshëm. Para pak vitesh, Vllaznim Xhiha u kthye me gjithë familjen në Kosovë për të mbështetur formimin e ndërmarrjeve të reja atje në bazë të përvojës së tij të fituar në Zvicër. Ai organizonë Cyrih dy seminare me ekspertë shqiptarë nga fusha të ndryshme të shkolluar në Zvicër, kryesisht doktorë shkencash.

Kosovës i duhet dija e Diasporës

Ne takimet e kësaj natyre, Vllaznim Xhiha zakonisht inkurajon të rinjtë e shkolluar në Zvicër që t’i kthehen Kosovës – jo me investime financiare, por me ide e projekte. Financat i siguron Xhiha me bordin e tij drejtues, pasi projektet t’i nënshtrohen një ekspertize të hollësishme. Në një seminar të 23 marsit 2013 në Cyrih, ai u shpreh: «Ne nuk kemi për qëllim t’i prekim financat e Diasporës të fituara me shumë mund e djersë për 20-30 vjet, por vetëm diturinë dhe afinitetin e të rinjve tanë që janë shkolluar këtu, e që planifikojnë të kthehen në Kosovë. Ne do t’i mbështetim ata me ekspertizën tonë shumëvjeçare dhe me mjetet tona financiare që t’i shndërrojnë idetë e tyre të biznesit në një ndërmarrje të suksesshme në Kosovë, sepse Kosovën nuk duhet parë vetëm si kuti Pandore, por edhe si çelës suksesi».

Rrugëtimi në shkollim e biznes

Vllaznim Xhiha ka diplomuar në vitin 1976 dhe ka magjistruar në vitin 1980 në Shkollën e Lartë Politeknike të Cyrihut – ETH – në fushën e elektronikës dhe automatikës. Karrierën profesionale Xhiha e ka nisur në Fakultetin Teknik të Prishtinës, në vitet 1976-1982, si asistent dhe ligjërues. Në periudhën 1985-1992 ka punuar në firmën Invertomatic SA të Zvicrës si inxhinier, e në fund si drejtor i shitjes dhe marketingut. Në vitin 1993, Vllaznim Xhiha e bashkëthemelon firmën Newave SA në Ticino. Ai ka qenë CEO në Newave që nga themelimi, kurse dy vjetët e fundit ishte president i Bordit. Në vitin 2007 ndërmarrja hyn me sukses në bursën e Cyrihut. Në vitin 2011, ajo dhe ABB nënshkruajnë marrëveshje për integrimin e saj në këtë të dytën. Sot ndërmarrja punëson 200 punëtorë dhe ka një qarkullim vjetor prej 84 milionë frangash. Rritja e firmës është pjesë e suksesit të Vllaznim Xhihës.

Xhiha në Kosovë e ka iniciuar projektin Encouraging Young Entrepreneurs, një iniciativë krejtësisht private dhe vullnetare. Projekti u themelua dhe filloi në mars të 2012-tës në Prishtinë. Ai synon të krijojë kompani të qëndrueshme, që kanë potencial për rritje të vazhdueshme. Prej disa vitesh, Xhiha organizon garën «EYE-Venture», për ide bindëse biznesi në Kosovë dhe në Diasporë.

Ndërmarrje që gjeneron punësim

Në njërën nga garat dhe në seminaret e Cyrihut, Vllaznim Xhiha përmendi se kjo iniciativë synon t’i mbështesë ndërmarrësit e rinj në rrugëtimin e tyre drejt themelimit të një biznesi të suksesshëm. Ai foli për sfidat dhe eksperiencën e tij, duke vënë theks te veçantë në proceset dhe në ciklin që do të ndiqet gjatë garës. Xhiha e ndan garën në tri faza. Në fazën e parë aplikojnë kandidatët me ide të biznesit, pastaj ata kalojnë më tutje në ciklin e dytë, ku punohet me mentor për të ndërtuar biznesplanin e idesë së tyre, kurse cikli i tretë nënkupton qasjen në investime të ofruara nga Encouraging Young Entrepreneurs.

Ndër qëllimet kryesore të Vllaznim Xhihës është krijimi i bizneseve të suksesshme dhe të qëndrueshme, të cilat janë në gjendje të gjenerojnë punësim në sektorë të ndryshëm në vend. Kjo, sipas tij, arrihet duke punuar me partnerë dhe duke mësuar gjatë veprimit. Disa firma që ka themeluar Xhiha deri më tani, me gjithë kushtet e vështira, janë rentabile dhe me perspektivë të mëtejshme zhvillimi.

Për këto arritje të tij në Kosovë, në kuptimin e bashkëpunimit Kosovë-Zvicër, Vllaznim Xhiha foli edhe në Forumin Interdisiplinar për Kosovën, më 31 janar 2015, në Basel.

Foto: zVg