Kosovari gjykohet për sulm seksual në Kanada

Një Kosovar me qëndrim në Kanada do të gjykohet për sulm seksual, derisa i është mohuar lirimi me kusht, raporton KTV.




Lulëzim Leon Jakupaj, ngasës taksie në St. John i cili kishte sulmuar seksualisht një grua, derisa ishte në detyrë i është mohuar lirimi me kusht.

Jakupaj, 32 vjeçar me prejardhje nga Kosova, do të mbetet në paraburgim deri në ditën e gjykimit. Ai u arrestua dhe akuzua të premten. Gjykata ka thënë se ka pranuar dy padi nga dy persona të ndryshëm për sulmin e Jakupajt.

Zyrtarët shtuan se paditë u ngritën në muajin prill dhe maj dhe thuhet se Jakupaj ishte duke operuar me taksinë e tij kur kreu këto vepra penale.

Jakupaj më herët nuk kishte dosje penale në rajonin Newfoundland and Labrador në Kanada, e nëse dënohet ai mund të ekstradohet në Kosovë.