«Kosovarët nuk mund të jetojnë gjithmonë nën thundrën e krimit»

Arrestimin e Azem Sylës dhe operacionin për lirimin e pronave të uzurpuara i Veton Surroi i ka quajtur matje të pulsit, duke potencuar se një shtet i kapur si Kosova e ka të vështirë të kalojë në një shtet ku sundon ligji.




Por, ai beson se shoqëria kosovare nuk do të mund të jetojë gjithmonë nën thundrën e krimit të organizuar, transmeton Koha.net.

«Misteret e krimit janë mistere për mua», ka thënë Surroi në KTV për emisionin «Rubikon».

Në anën tjetër, përpjekjet për krijimin e një partie të re politike duke iu referuar iniciativës së Ilir Dedës e sheh si të vështirë në një hapësirë të zënë me parti tjera, madje e krahason atë me punën e minatorëve.