Kosova shkel Traktatin e Komunitetit të Energjisë

Me vendosjen e taksës doganore në produktet e naftës, Kosova bën shkeljen e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, shkruan sot Koha Ditore.

Aktualisht Kosova aplikon taksë doganore në tri produkte të naftës – kerozinë, gazin natyral dhe në vajrat e rënda për ngrohje (mazut).

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka hapur rast për veprimet e Kosovës. Në njoftimin e publikuar në ueb-faqen e SKE-së thuhet se Kosovës i është dërguar «letra e hapjes», me të cilën është njoftuar me veprimet që bien ndesh me Traktatin.

Më pas, thuhet se Qeveria e Kosovës ka dërguar një shkresë më të cilën arsyeton veprimet e saja dhe ia konfirmon SKE-së se e aplikon taksën doganore në disa produkte të naftës. Sekretariati i Komunitetit të Energjisë këmbëngul që Qeveria e Kosovës duhet të heqë të gjitha taksat doganore për produktet e naftës.

Në bazë të rregullave të SKE-së, Kosovës i është dhënë 2 muaj kohë, duke filluar nga 31 gushti, për të përmirësuar gabimin, përkatësisht për të hequr taksën doganore për disa produkte të naftës. Nëse Kosova në afat prej 2 muajsh nuk i heq taksat, SKE-ja ka paralajmëruar se rasti do të dërgohet për diskutim në organin më të lartë të këtij komuniteti, Këshillin e Ministrave.