Kosova në Bosnjë në konferencën për sigurinë e kufijve

Vendi ynë, përmes zëvendësministrit i të MPB-së, Valdet Hoxha dhe drejtorit të Divizionit të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, Ragip Bunjaku, mori pjesë në konferencën Ministrore për Bashkëpunim në Fushën e Sigurisë Kufitare në Evropën Juglindore që u mbajt në Jahorinë, Bosnjë e Hercegovinë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.




Kjo konferencë u mbajt prej 31 maj deri më 1 qershor, në kuadër të Projektit për Sigurinë e Kufijve të Evropës Juglindore, të Qendrës për Siguri, Zhvillim dhe Sundim të Ligjit (DCAF) dhe u organizua nga Ministria e Sigurisë së Bosnje dhe Hercegovinës.

Në konferencë ishin të pranishëm ministra dhe zëvendësministra të Brendshëm nga Shqipëria, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Kroacia, Hungaria, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia, si dhe organizatat si: DCAF, Evropian Union IPA Project, EUROPOL, FRONTEX, RACVIAC, RCC.

Përfaqësuesi nga Kosova kërkoi që vendi ynë të jetë anëtare me të drejta të plota në të gjitha projektet dhe organizatat e Evropës Juglindore.