Kosova mposht Shqipërinë

Kosova ka mposhtur Shqipërinë në miqësoren e parë të përfaqësueseve U-19.




Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 2 me 0 në të mirë të Kosovës, pas golave të Ylber Ramadanit dhe Meriton Korenicës.

Ndeshja u zhvillua në Prizren, ndërsa më 15 tetor do të zhvillohet edhe takimi i dytë miqësor. Kjo përballje do të zhvillohet në Kukës.