Kosova me të drejtë kërkon liberalizimin, thotë Çollaku

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, priti sot në takime të ndara ambasadoren e Holandës Gerrie Willems dhe ambasadorin e Hungarisë në Kosovë Laszlo Markusz.




Gjatë takimeve u diskutua për zhvillimet e tanishme në Kosovë, agjendën evropiane e me theks të veçantë për MSA-në dhe procesin e liberalizimit të vizave.

«Kosova ka përmbushur kriteret e përcaktuara dhe me të drejtë pret që BE-ja të lëviz tani me rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe nënshkrimin e MSA-së», ka thënë ministri Çollaku gjatë takimeve.

Ndërkaq ambasadorja Willems si dhe ambasadori Markusz kanë rikonfirmuar qëndrimin përkrahës të shteteve të tyre në drejtim të agjendës evropiane të Kosovës, thuhet në komunikatën e MIE-së.