Kosova me medaljen e Majlinda Kelmendit – e para!

Me medaljen e artë olimpike xhudistja Majlinda Kelmendi shkroi histori sportive. Një ditë historike për vendin e ri dhe të vogël ballkanik, shkruan një gazetë zvicerane.

Përmbushen pritjet. Në Kosovë festë e madhe për medaljen e parë olimpike në histori – për më tepër një e artë! Kështu e fillon raportimin e vet për ngjarjen gazeta zvicerane «Blick». Xhudistja Majlinda Kelmendi ngadhnjen në kategorinë deri 52 kilogram.

Emocionet e fitueses shpërthejnë që në logun e luftës. Asaj i shkojnë lotët e gëzimit në krahët e trajnerit të saj. Gëzimi është i madh edhe në vendlindjen e saj.

Me medaljen e parë fare Kosova vendoset e para në pysqyrën e medaljeve të Rio 2016. Një sukses i madh, së paku kur këtë metal fisnik e sheh në krahasim me numrin e banorëve dhe medaljeve të fituara.

Në listën e aplikacionit të televizionit zviceran «SRF Rio 2016»-App kosova me rreth 1,8 milionë banorë qëndron në vendin e parë, një vend para Taivanit me rreth shtatë milionë banorë. Në pasqyrën e rregullt të medaljeve të arta, Kosova momentalisht renditet e 13-ta.

«Kjo medalje e artë për Kosovën domethënë shumë. Ne kemi kaluar një luftë, disa fëmijë nuk e dinë ende nëse prindërit e tyre janë gjallë, nuk kanë për të ngërënë, as libra. Gjeneratës së të rinjve në Kosovë sot iu them: Ju mund të bëheni gjithçka, edhe fitues të lojërave olimpike», e citon gazeta Majlinda Kelmendin. ks