Kosova luan në Ligën e Parë falë ‹fernesit›

Falë një pike ndëshkueshmërie më pak se ndjekësi i saj, Kreuzlingen-i, Kosova ngjitet në Ligën e Parë. Për festën ka raportuar edhe televizioni i Kosovës, shkruan 20 Minuten.

«Ndjenjat janë të papërshkrueshme», thotë Arsim Hyseni. 48 vjeçari është kryetar i FC Kosovës dhe nuk mund të bëjë asgjë tjetër nga sms-ët që i vijnë vazhdimisht, e-mail-at dhe telefonatat. Të gjithë dëshirojnë ta përgëzojnë për kupën më të lartë në 21 vite histori të shoqatës – ngjitjen e së shtunës në Ligën e Parë. Ekipi ka festuar deri në orët e para të mëngjesit në diskon e shqiptarëve Rinora 4 në Rümlang.

Fitoren vendimtare, FC Kosova e ka arritur në ndeshjen 2:1 me FC Amriswilin. Rreth 1’300 tifozë, shumica prej tyre kosovarë, nuk e kanë përmbajtur veten nga gëzimi. Bilez edhe një ekip nga televizioni publik i Kosovës, RTK e ka ndjekur festën. Ndërsa fitorja varej në një fije peri të mëndafshtë: FC Kosova thjsht nuk duhet të merrete ashnjë katon, përndryshe Kreuzlingen-i kishte mund t’i bëhej i rrezikshëm. «Ne jemi të njohur për ‹fernes›», thotë Hyseni. Me 51 pikë-dënime klubi i tij është i dyti për lojë fer në Ligën e Dytë. Arsyeja për këtë është kursi i fortë që ndjek klubi: Kush mer karton, duhet që përveç gjobës zyrtare, po aq të paguajë edhe në arkën e klubit.

E para që do të bëjë Hyseni paskëtej është ta forcojë seksionin e të rinjëve. Përveç kësaj, klubit të parë do t’i dyhen dy-tre përforcime. Paratë për këto do të vijnë nga sponsorët dhe të hyrat nga shikuesit. «Nga njëherë edhe presidenti do të hapë kuletën për këte», thotë Hyseni, i cili udhëheq një sigurim. ks

Foto: Ariana DRAGUSHA