Kosova ka rritur importin për katër për qind

Ministria e Financave si sfidë kryesore për ekonominë e Kosovës ka paraqitur strukturën e importit dhe nivelin e ulët të eksportit të mallrave, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas të dhënave që janë bërë publike të mërkurën në Buletinin Ekonomik të Kosovës, në gjashtë muajt e parë të këtij viti importi në Kosovës ka shënuar rritje për katër për qind.

Kjo gjë thuhet të pasqyrojë nivelin e ulët të prodhimit vendor.
«Struktura e importit të mallrave dominohet nga importi i mallrave konsumuese, gjë që pasqyron nivelin e ulët të prodhimit vendor, përderisa eksporti i mallrave është kryesisht i koncentruar në metale», thuhet në Buletinin Ekonomik.

Ngritja e nivelit të importit të mallrave në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015, thuhet të jetë ndikuar kryesisht nga kategoria “makineri dhe pajisje”, që sipas të dhënave ka shënuar rritje prej rreth 13.2 për qind, dhe kategoria e produkteve ushqimore që thuhet se është rritur për rreth 6 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2014.

Sipas këtij buletini, edhe eksporti i mallrave në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015 ka shënuar rritje prej 14.5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2014, duke arritur vlerën prej 161.5 milionë eurosh.