Kosova hyn në agjendën e UNESCO-s




Ministri Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë lajmin që thotë se sapo e ka marr, e që ai e ka quajtur fantastik e sukses të diplomacisë që e ka pritur gjatë.

 

«Numër rekord shtetesh kanë përkrahur futjen në agjendë të Këshillit Ekzekutiv, kërkesën e Republikës sonë për anëtarësi në UNESCO. Nga sot, jemi në agjendë zyrtare», ka shkruar Thaçi.

«Shumë sfida na presin, por rrugëtimin tonë diplomacia Serbia nuk e ndali dot me mahinacione procedurale dhe propagandë negative – edhe pse tentuan», ka shkruar më tej Thaçi, teksa ka falënderuar më tej 42 shtete që kanë bashkënënshkruar kërkesën për anëtarësi.

«Falënderoj Ambasadoren Kadare dhe ekipin tonë për punë të palodhshme, këto javët e fundit. UNESCO për neve paraqet një platformë për zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, ambientit, shprehjes së lirë mbrojtjes së trashëgimisë për fëmijët tanë»