Kosova e lufton terrorizmin me media sociale




Republika ballkanike e Kosovës, me shumicë absolute myslimane dhe me moshë mesatare prej 27 vjetësh, është zotuar vet ta çojë përpara betejën e rëndësishme kundër islamit radikal. Derisa disa myslimanë të Kosovës numërohen në radhët e të ashtuquajturit «Shteti Islamik» (IS), Qeveria kosovare ka kriminalizuar pjesëmarrjen dhe rekrutimin për xhihad.

Përveç kësaj, autoritetet e Kosovës kanë mbajtur një seri të konferencash vjetore, duke bashkuar prijës shpirtërorë botërorë të krishterë, myslimanë dhe ortodoksë kundër fanatizmit fetar. Sivjet temë e  konferencash ishte «Dialogu ndërfetar në kohë të medias sociale: Aftësimi i agjentëve të ndryshimit, kundërshtimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe gjuha e urrejtjes».

Duke përfituar prej kësaj sipërmarrje, ndihmës së huaj dhe entuziazmit të popullsisë rinore kosovarë për mediat sociale, Kosova është një lokacion ideal evropian – dhe mysliman – për fushatë për kundërshtim të ideologjisë islamiste, duke përdorur mjetet e re popullore. Derisa shumë vrojtues kreditojnë ISIS-in me përdorim të mençur të medieve sociale, Qeveria e Kosovës po kundërshton këtë fushatë duke iu kundërpërgjigjur me vendosmëri.

Në fjalimin e hapjes në konferencën e sivjetme, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka lavdëruar «përfaqësuesit e feve të ndryshme dhe njerëzit që u kanë kushtuar jetën e tyre fuqisë së bashkimit shpirtëror për të demonstruar vlerën e dialogut ndërfetar dhe ekumenik…. (dhe) rëndësisë së tolerancës ndërfetare».

Ajo ka shpjeguar se «kjo është vlerë e shtuar për shoqërinë e Kosovës, që ka kaluar nëpërkohë të vështira. Tradita e bashkëjetesës fetare e kultivuar gjatë gjithë historisë së këtij vendi është mishëruar në Kushtetutën tonë… duke e bërë Kosovën një vend të diversitetit dhe ruajtjes së paqes».

Duke folur më troç, zv/kryeministri dhe njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, në një mesash shprehur gjatë pjesëmarrjes në konferencë, ka theksuar se «Kosova ka aprovuar (një) ligj kundër luftëtarëve të huaj që marrin pjesë (në radhët e ISIS-it) në Siri dhe Irak». Ligji është bazë për dënim deri me 15 vite burgim për «ata që marrin pjesë dhe nxisin pjesëmarrje në konfliktin e përgjakshëm në Lindje të Mesme».

Thaçi ka vazhduar: «Policia dhe prokurorët e Kosovës kanë arrestuar dhe ngritur aktakuza ndaj 100 personave të dyshuar si luftëtarë të huaj, si dhe ndaj imamëve individualë, që kanë evokuar për ISIS-in». Imamë të caktuar janë akuzuar për shpëlarje parash. Thaçi deklaroi se zv/ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, «ka qenë në ballë të përdorimit të diplomacisë digjitale për të angazhuar audienca ndërkombëtare me KOsovën e re, si dhe me kundërshtim të mesazhit të fanatikëve nacionalistë dhe fetarë».

Thaçi ka theksuar se 85 për qind e patundshmërive në Kosovë kanë qasje në internet, «që e bën Kosovën tokë jashtëzakonisht të pëlleshme për platformat e reja të interaksionit me audiencat rinore».

Përpjekjet e Kosovës në këtë fushë përfshijnë përkrahjen për komunitetet më të vogla fetare, si hebrenjtë dhe bektashinjtë sufi të Kosovës, si dhe garat në «Instagram», sponsoruar prej Qeverisë norvegjeze, dhe trajnimin në kampet «Wikipedia» për fëmijë.

Në konferencën e sivjetme, zv/ministri i Jashtëm, Selimi, përshkroi nismën për dialog ndërfetar në Kosovë lansuar prej Qeverisë së Republikës së Kosovës, si «një kundërpërgjigje vendore ndaj sfidave botërore». Dialogu ndërfetar ishte lansuar para katër vitesh, me Kosovën si bazë për diskutime të thella dhe zhvillim të «mjeteve vendimtare për promovimin e dialogut ndërfetar…. për zgjidhjen e dallimeve fetare që viteve të fundit kanë evoluar në ekstremizëm të dhunshëm».

Dialogu ndërfetar i Kosovës ka lansuar një portal shumëgjuhësh, interfaithkosovo.org, pasuar me programe të ngjashme, si punëtori për trashëgiminë hebraike të Kosovës, vendosjen e monumentit të viktimave të holokaustit në oborrin e Kuvendit të Kosovës, ligjërata, libra dhe përkrahje për blogje dhe shkolla vjetore verore.

Pjesëmarrësit e vitit të kaluar në konferencën i dialogut ndërfetar, mbajtur në qytetin historik të Prizrenit, zyrtarizuan «Interfaith Kosovo», si Institut Ndërkombëtar për Dialog Ndërfetar, një institut joprofitabil.

Selimi ka theksuar se Kosova është «shoqëri demokratike, shekullare», por «jo tërësisht e shëruar prej plagëve të luftës». Fatkeqësisht, ka thënë ai, «Kosova padyshim se nuk është imune ndaj kërcënimin global që përbën ekstremizmi i dhunshëm».

Libri i konferencës së sivjetme përfshinte këshilla prej pjesëmarrësve në konferencat e mëhershme. Në mënyrë unike në botë, një vend i veçantë u ishte dhënë përfaqësuesve të komuniteteve sufi islamike metafizike të Kosovës. Baba Mumin Lama i Komunitetit Bektashi në qytetin kosovar të Gjakovës ka thënë: «Kufijtë e jetës janë të pakapshëm, shumë të gjerë, dhe janë njerëzit ata që lëvizin në këtë pafundësi. Andaj, ne sot duhet të përsosim vetveten, të debatojmë lirshëm idetë tona, ose zgjidhjet tona fetare, pa u lënduar».

Sheh Lulzim Shehu, përfaqësues i Unionit të Tarikateve Sufi të Kosovës, komentoi: «Tradita sufi nëpërmjet poezisë, muzikës, vallëzimit, ndjeshmërisë estetike unike, evokimit të paqes, dashurisë dhe shpirtit mistik, kërkon dhe feston dashurinë dhe komunikimin me Zotin, që pasqyron një lidhje të thellë me humanitetin e gjithsecilit».

«Interfaith Kosovo» është një mënyrë prijatare për kundërpërgjigje ndaj islamit radikal dhe problemeve të tjera fetare.

*Autori është shef ekzekutiv i Qendrës për Pluralizëm Islamik. Teksti u botua nga «The Huffington Post».