Kosova dhe Malta me bashkëpunim kulturor

Në kuadër të vizitës zyrtare në Maltë, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Shala, ka takuar ministrin e Drejtësisë, Kulturës dhe Qeverisjes Lokale të këtij vendi, Hon. Owen Bonnici, njofton kumtesa nga MKRS.

Dy ministrat biseduan për bashkëpunim konkret në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore mes dy vendeve.

Po ashtu, ndërmjet ministrit Shala dhe atij Bonnici, u diskutua për përvojat e Maltës në legjislacion, si dhe nevojën që Kosova të harmonizojë legjislacionin në përkim me standardet moderne evropiane.

U bisedua edhe për shkëmbimin e përvojave në konservimin dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore. Në këtë drejtim, ministri Shala kërkoi nga Malta që të ndihmojë Kosovën me ekspertë në fushë të trashëgimisë dhe të kulturës.

Gjatë këtij takimi, u bisedua edhe rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në UNESO. Ministri Shala i kërkoi ministrit maltez përkrahje dhe mbështetje për anëtarësim e Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme, ndërsa homologu i tij i shprehu gatishmërinë për përkrahje të plotë të Maltës për anëtarësim e Kosovës në UNESCO, si dhe në organizatat të tjera.

Dy ministrat gjithashtu u pajtuan për shqyrtimin e mundësive për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore në futboll ndërmjet dy përfaqësueseve.

Ministrat u pajtuan që, mbështetur në marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy vendeve, institucionet e kulturës të bashkëpunojnë, në mënyrë që artistët nga të dyja vendet të mund të performojnë në vendet respektive.

Ministri Shala e ftoi ministrin Hon. Owen Bonnici që ta vizitojë Kosovë, ftesë të cilën ai e mirëpriti me kënaqësi.

Gjatë vizitës në Maltë, ministri Shala u takua me drejtuesit Inspektoratit të Lartë të Trashëgimisë Kulturore, me të cilët u bisedua për modelin e funksionimit të këtij institucioni të rëndësishëm për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Po ashtu, gjatë vizitës në Maltë, ministri Shala u takua edhe me drejtuesit e “Heritage Malta”, si dhe, Njësinë e Restaurimit në kuadër të Ministrisë së Kulturës së këtij vendi, institucione këto që janë përgjegjëse për konservimin, restaurimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

© KOHA