Kosova anëtarësohet në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit

Lajm të mirë për Kosovën e ka cilësuar ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj anëtarësimin në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit, me seli në Holandë.

«Një lajm i mirë për Kosovën. Shteti ynë bëhet anëtari i 121-të i Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit me seli në Holandë. Megjithë përpjekjet e Serbisë për ta bllokuar procesin që nga janari, sot u konfirmua nga votat e shteteve edhe zyrtarisht pranimi i Kosovës në këtë organizatë. Faleminderit shteteve përkrahëse për votimin dhe diplomatëve të Kosovës për lobimin. Koordinimi i mirëfilltë me partnerët po sjell edhe rezultatet diplomatike», ka thënë Hoxhaj.