Korrupsioni në UE: Luftuesit e mashtrimit po ngufaten nga denoncimet




Enti Europian për Luftimin e Mashtrimit ka më shumë punë se kurrë. Si asnjëherë më parë, vitin e kaluar autoritetet dhe persona privat kishin njoftuar për 1’417 raste të dyshuara mashtrimi. Raporton «Der Spiegel»

2014-ta përbën një vit rekord për Entin Europian për Luftimin e Mashtrimit. Ai ka regjistruar 1’417 njoftime për dyshim abuzimi, sikurse ka deklaruar Giovanni Kessler të martën në Bruksel. Janë rihapur 234 procedime.

«Ne jemi fokusuar në rastet më emergjente dhe aty ku me ndërhyrjen tonë kemi mundur të lëvizim diçka», ka komentuar Kessler. Janë ushtruar kontrolle në fushën e trafikimit të cigareve, fondeve strukturore, doganave, tregtisë së jashtme dhe asistencës së jashtme.

Sipas Entit, numri rekord i njoftimeve për shkelje në Europë nuk domethënë domosdoshmërosht edhe rritje e rasteve të delikteve të mashtrimit. Ai mund të jetë edhe shprehje e besimit në kapacitetet kontrolluese të Entit, raporton media.

Sipas të dhënave vetanake, vitin e kaluar Enti kishte rekomanduar kthimin e 901 milion eurove. Kjo para duhet t’i kthehet buxhetit të EU-së. Në total, luftuesit e mashtrimit të EU-së kishin lëshuar 397 rekomandime reagimi, siç është për shembull ai për autoritetet kombëtare të ndjekjes penale. Enti vet nuk mund të shqiptojë sanksione. Kjo u lihet institucioneve të tjera, siç janë gjykatat. ks

http://www.spiegel.de/wirtschaft/soziales/korruption-rekordzahl-an-hinweisen-a-1036774.htmlEnti Europian për Luftimin e Mashtrimit ka më shumë punë se kurrë. Si asnjëherë më parë, vitin e kaluar autoritetet dhe persona privat kishin njoftuar për 1’417 raste të dyshuara mashtrimi. Raporton «Der Spiegel»

2014-ta përbën një vit rekord për Entin Europian për Luftimin e Mashtrimit. Ai ka regjistruar 1’417 njoftime për dyshim abuzimi, sikurse ka deklaruar Giovanni Kessler të martën në Bruksel. Janë rihapur 234 procedime.

«Ne jemi fokusuar në rastet më emergjente dhe aty ku me ndërhyrjen tonë kemi mundur të lëvizim diçka», ka komentuar Kessler. Janë ushtruar kontrolle në fushën e trafikimit të cigareve, fondeve strukturore, doganave, tregtisë së jashtme dhe asistencës së jashtme.

Sipas Entit, numri rekord i njoftimeve për shkelje në Europë nuk domethënë domosdoshmërosht edhe rritje e rasteve të delikteve të mashtrimit. Ai mund të jetë edhe shprehje e besimit në kapacitetet kontrolluese të Entit, raporton media.

Sipas të dhënave vetanake, vitin e kaluar Enti kishte rekomanduar kthimin e 901 milion eurove. Kjo para duhet t’i kthehet buxhetit të EU-së. Në total, luftuesit e mashtrimit të EU-së kishin lëshuar 397 rekomandime reagimi, siç është për shembull ai për autoritetet kombëtare të ndjekjes penale. Enti vet nuk mund të shqiptojë sanksione. Kjo u lihet institucioneve të tjera, siç janë gjykatat. ks

http://www.spiegel.de/wirtschaft/soziales/korruption-rekordzahl-an-hinweisen-a-1036774.html