Kopeja

Charles Bukowski



qentë janë aty përsëri; ata kërcejnë
shqyejnë, sprapsen, bëjnë rreth
turren përsëri.

dhe unë kisha menduar se kjo kishte marrë fund,
kisha menduar se ata janë
harruar; tani vetëm se ka më shumë
syresh

dhe unë jam plak
tani

por qentë
janë pa moshë

dhe kurdoherë shqyejnë jo vetëm
mishin por edhe
mendjen dhe shpirtin.

tani
më kanë rrethuar mua
te kjo dhomë.

nuk janë
të bukur, janë qenë
nga skëterra

dhe do të gjejnë dhe ty
gjithashtu

edhe pse ti je
njëri prej tyre
tani.