Kontejnerët nëntokësorë qëndrojnë kot nëpër trotuare [video]

Ka më shumë se 3 vjet që kontejnerët nëntokësorë ishin vendosur, për t’i larguar ato mbitokësorë, por që atëherë ata qëndrojnë nëpër trotuare vetëm figurativisht.

Për projektin që e nisi ish-kryetari Isa Mustafa, u mendua të blihen kamionë të rinj, enkas për të grumbulluar mbeturina nga këta kontejnerë, raporton KTV.

Por, qeveria e Shpend Ahmetit tha se është më lirë që kamionët ekzistues të adaptohen dhe ky projekt të funksionalizohet.

Por, deri me tash, asnjëra nga këto nuk ka ndodhur.

Në kompaninë ‘Pastrimi’ thonë se kanë modifikuar 4 kamionë dhe se çdo gjë është gati për të filluar punën, por për këtë duhet leje nga Komuna.

Ndërsa ne Komunën e Prishtinës e akuzojnë kompaninë ‘Pastrimi’ që nuk ka nisur punën. Xhevdet Pozhari, këshilltar i kryetarit Ahmeti, ka thënë se kompania ka leje nga komuna.

Derisa nuk i ka funksionalizuar ekzistueset, komuna në plan e ka vendosjen e kontejnerëve nëntokësorë edhe nëpër pika të tjera.

© KOHA

https://www.youtube.com/watch?v=S0RnUIHpg_Q