Konjufca: Mustafa nënshkroi bosnjëzimin e Kosovës

Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, ka thënë se marrëveshja e nënshkruar në Bruksel nga Isa Mustafa, ka cunguar shtetin e Kosovës ndërsa kryeministri ka mobilizuar shtetin për të arrestuar opozitën.




«Prej 25 gushtit nuk pati veç arrestime por edhe dhunë të pandalshme nga qeveria. Kjo tregon mirë se çfarë ka nënshkruar ajo në Bruksel. Ajo ka nënshkruar bosnjëzimin e Kosovës. Sot ai na sjell një marrëveshje që cungon shtetin dhe mobilizon shtetin për ta arrestuar opozitën», ka thënë Konjufca.

Gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, Konjufca ka përmendur arrestimin e aktivistëve të VV-së për aktivitetet ndaj Asociacionit të Komunave Serbe.