Konfiskohen 3 aparate të lojërave të fatit të pa licencuara

Prizren, 30 shtator - Njësitet e Doganës pas një kontrolli në disa lokacione, respektivisht në disa kazino në qytetin e Suharekës kanë konfiskuar 3 aparate të lojërave të fatit të pa licencuara.




Aksioni është mbështetur dhe koordinuar me Policinë e Kosovës. Ky është aksioni i dytë gjatë kësaj jave në rajonin e Prizrenit. Ditë më parë në një aksion të ngjashëm janë konfiskuar 8 aparate ilegale, shkruan sot «Koha Ditore».

Të gjitha rastet janë përcjell tutje për trajtim nga Sektori për kundërvajtje doganore