Konfirmohet sulmi me granatë dore drejt policisë në veri

Në minutat e para të ditës së sotme, në rrugën «Kral Pjetri» në veri të Mitrovicës është dëgjuar një shpërthim i madh.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, nëpërmes raportit policor ditor.

Shpërthimi është shkaktuar nga një mjet shpërthyes, që sipas Policisë së Kosovës, dyshohet të jetë granatë dore. Ajo ishte hedhur nga i dyshuari N.N., në drejtim të një njësiti policor që zhvillonte një pikë kontrolli në atë rrugë, transmeton Koha.net.

Nga shpërthimi i kësaj granate ka marrë lëndime një polic dhe i janë shkaktuar dëme materiale veturës zyrtarë, bashkangjitur edhe disa vetura tjera afër saj.

«Lidhur me rastin janë angazhuar të gjitha njësitet relevante policore, të cilat janë duke kryer hetime intenzive për zbulimin dhe arrestimin e personit/ave të dyshuar», raporton Polica e Kosovës.