Konferenca për migracion e sindikatës Unia të Zvicrës




Më 16 maj 2015 u mbajt Konferenca vjetore e migrantëve në kuadër të sindikatës Unia. Si organi më i lartë i organizimit demokratik të migrantëve në sindikatë, Konferenca trajton tema sindikaliste në përgjithësi dhe në veçanti edhe ato që ndërlidhen me politikën zvicerane të migracionit. Ajo zgjedh përfaqësuesit e vet në organet dhe strukturat vendimmarrëse të sindikatës Unia. Për herë të parë u zgjodh një shqiptar nga baza në organin më të lartë të sindikatës Unia, në Kryesinë Qendrore: Faruk Osmani!

Unia është sindikata dhe Organizata më e madhe e migrantëve në Zvicër. Të gjithë anëtarët e Unia-s pa pasaportë zvicerane i takojnë grupit të interesit të migrantëve. Këta përbëjnë mbi 50 përqind të anëtarësisë së përgjithshme, që aktualisht janë mbi 100’000 persona. Në sindikatën Unia migrantët kanë edhe Organet e Strukturat e tyre demokratike, përmes të cilave ata artikulojnë nevojat dhe preokupimet e tyre, kanë mundësi të participojnë, të bashkëveprojnë dhe të bashkëvendosin.

Puna e grupit të interesit të migrantëve është e shumanshme

Migrantët Unia-s janë të organizuar në grupet e tyre të interesit nëpër seksione dhe regjione në tëre Zvicrën dhe kanë organet e strukturat e tyre, siç janë Konferenca dhe Komisionet e migracionit. Ata zgjedhin edhe përfaqësuesit në organet dhe strukturat tjera të sindikatës Unia. Kështu ata zgjedhin dhe delegojnë përfaqësuesit e tyre edhe në Komisionin për migracion, i cili mbahet tri herë në vit dhe i cili një herë në vit organizon edhe Konferencën e migracionit. Gjithashtu ata kanë të drejtë të organizohen edhe në grupet e tyre gjuhësore, të cilat edhe pse me status nuk janë organe e struktura zyrtare të sindikatës, megjithatë kanë të drejtë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre si nëpër sektorë, ashtu edhe nëpër organe e struktura të sindikatës Unia, duke u nisur nga organet e strukturat drejtuese të seksionit e regjionit të tyre e deri në organet e strukturat nacionale të sindikatës. Kërkesat dhe vendimet e Konferencës të Migranteve dhe Migranteve janë të plotfuqishme dhe sipas nevojës paraqiten dhe trajtohen edhe në Kongresin e sindikatës, ku pasi të jenë aprovuar, obligojnë udhëheqjen ekzekutive (Drejtorinë Qendrore) të sindikatës që ato si të tilla edhe t’i zbatojë.

Konferenca e migracionit zgjedh për katër vjet edhe katër përfaqësuesit e vet në Kryesinë Qendrore të sindikatës Unia, ndërsa kësaj radhe u bënë zgjedhjet e jashtëzakonshme për deri në fund të vitit 2016. Në Kryesinë Qendrore u zgjodhën nga stafi profesional për migracion Aurora Garcia, ndërsa nga baza – aktivistet sindikalist Ermelinda Reis Osório, Sidónio Candeias dhe Faruk Osmani.

Model i organizimit të komuniteteve të migrantëve edhe më gjerë

Grupi i interesit të migracionit në Unia angazhohet për barazi shansesh, të drejtën dhe sigurinë e qëndrimit si dhe pjesëmarrjen e anëtarëve të saj pa pasaportë zvicerane në rrafshin politik në botën e punës dhe në shoqëri. Ky grup i interesit zhvillon aktivisht diskutime mbi çështjet rreth botës së punës. Grupi i interesit të migracionit përpilon edhe një program vjetor, i cili praqet zgjidhjen e problemeve specifike të migrantëve. Unia u ofron anëtarëve të saj kurse gjuhësore si dhe trajnime e aftësime të ndryshme, të cilat u përshtaten në mënyrë specifike nevojave të tyre. Përmes gazetës «Horizonte» ky grup interesi i informon anëtarët e vet në pesë gjuhë migrantësh, ndër të cilat edhe në shqip.

Shembulli i organizimit të migrantëve në sindikatën Unia ka shërbyer edhe si model për organizimin e strukturës së veçantë të migrantëve në kuadër të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës në vitin 2012.

Osman OSMANI, sekretar sindikal për migracion të Evropës juglindoreMë 16 maj 2015 u mbajt Konferenca vjetore e migrantëve në kuadër të sindikatës Unia. Si organi më i lartë i organizimit demokratik të migrantëve në sindikatë, Konferenca trajton tema sindikaliste në përgjithësi dhe në veçanti edhe ato që ndërlidhen me politikën zvicerane të migracionit. Ajo zgjedh përfaqësuesit e vet në organet dhe strukturat vendimmarrëse të sindikatës Unia. Për herë të parë u zgjodh një shqiptar nga baza në organin më të lartë të sindikatës Unia, në Kryesinë Qendrore: Faruk Osmani!

Unia është sindikata dhe Organizata më e madhe e migrantëve në Zvicër. Të gjithë anëtarët e Unia-s pa pasaportë zvicerane i takojnë grupit të interesit të migrantëve. Këta përbëjnë mbi 50 përqind të anëtarësisë së përgjithshme, që aktualisht janë mbi 100’000 persona. Në sindikatën Unia migrantët kanë edhe Organet e Strukturat e tyre demokratike, përmes të cilave ata artikulojnë nevojat dhe preokupimet e tyre, kanë mundësi të participojnë, të bashkëveprojnë dhe të bashkëvendosin.

Puna e grupit të interesit të migrantëve është e shumanshme

Migrantët Unia-s janë të organizuar në grupet e tyre të interesit nëpër seksione dhe regjione në tëre Zvicrën dhe kanë organet e strukturat e tyre, siç janë Konferenca dhe Komisionet e migracionit. Ata zgjedhin edhe përfaqësuesit në organet dhe strukturat tjera të sindikatës Unia. Kështu ata zgjedhin dhe delegojnë përfaqësuesit e tyre edhe në Komisionin për migracion, i cili mbahet tri herë në vit dhe i cili një herë në vit organizon edhe Konferencën e migracionit. Gjithashtu ata kanë të drejtë të organizohen edhe në grupet e tyre gjuhësore, të cilat edhe pse me status nuk janë organe e struktura zyrtare të sindikatës, megjithatë kanë të drejtë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre si nëpër sektorë, ashtu edhe nëpër organe e struktura të sindikatës Unia, duke u nisur nga organet e strukturat drejtuese të seksionit e regjionit të tyre e deri në organet e strukturat nacionale të sindikatës. Kërkesat dhe vendimet e Konferencës të Migranteve dhe Migranteve janë të plotfuqishme dhe sipas nevojës paraqiten dhe trajtohen edhe në Kongresin e sindikatës, ku pasi të jenë aprovuar, obligojnë udhëheqjen ekzekutive (Drejtorinë Qendrore) të sindikatës që ato si të tilla edhe t’i zbatojë.

Konferenca e migracionit zgjedh për katër vjet edhe katër përfaqësuesit e vet në Kryesinë Qendrore të sindikatës Unia, ndërsa kësaj radhe u bënë zgjedhjet e jashtëzakonshme për deri në fund të vitit 2016. Në Kryesinë Qendrore u zgjodhën nga stafi profesional për migracion Aurora Garcia, ndërsa nga baza – aktivistet sindikalist Ermelinda Reis Osório, Sidónio Candeias dhe Faruk Osmani.

Model i organizimit të komuniteteve të migrantëve edhe më gjerë

Grupi i interesit të migracionit në Unia angazhohet për barazi shansesh, të drejtën dhe sigurinë e qëndrimit si dhe pjesëmarrjen e anëtarëve të saj pa pasaportë zvicerane në rrafshin politik në botën e punës dhe në shoqëri. Ky grup i interesit zhvillon aktivisht diskutime mbi çështjet rreth botës së punës. Grupi i interesit të migracionit përpilon edhe një program vjetor, i cili praqet zgjidhjen e problemeve specifike të migrantëve. Unia u ofron anëtarëve të saj kurse gjuhësore si dhe trajnime e aftësime të ndryshme, të cilat u përshtaten në mënyrë specifike nevojave të tyre. Përmes gazetës «Horizonte» ky grup interesi i informon anëtarët e vet në pesë gjuhë migrantësh, ndër të cilat edhe në shqip.

Shembulli i organizimit të migrantëve në sindikatën Unia ka shërbyer edhe si model për organizimin e strukturës së veçantë të migrantëve në kuadër të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës në vitin 2012.

Osman OSMANI, sekretar sindikal për migracion të Evropës juglindore