Konfederata zvicerane, model edhe për Maqedoninë

[Best_Wordpress_Gallery id=“11″ gal_title=“Nevzat Halili“]

Kryetrari i Republikës së shpallur njëanshmërisht të Ilirides, Nevzat Halili, para mërgimtarëve në Winterthur të Zvicrës tha se angazhohet për një formë të vetëvendosjes: Maqedonia të shpallet union i dy republikave – të Iliridës dhe Maqedonisë.

Teksti e fotot Rexhep RIFATI

Nevzat Halili, të shtunën e kaluar, më 6 dhjetor 2014, i shoqëruar nga kryetari i kuvendit, Rahim Veliu të Republikës së shpallur njëanshmërisht, qëndruan në Zvicër, ku morën pjesë në një takim me bashkatdhetarë. Tubimin, që u mbajt në hotel Töss të Winterthurit e shpalli të hapur kryetari i Këshillit Organizativ për Zvicër, Nexhat Mustafa. Krahas mysafirëve nga Maqedonia, përshëndetën edhe profesor Fehmi Kelmendin nga Kosova Lindore, veprimtari Nusret Hajdari nga Kosova dhe veprimtarët Nuhi Sulejmanin dhe Sheremet Pantina, , që kishin udhëtuar nga Gjermania për të marrë pjesë në këtë tubim.

Nga retrospektiva kah perspektiva

Në fjalën e tij, prej afro 30 minutash, Nevzat Halili, i bëri një retrospektivë, të kaluarës së shqiptarëve në përgjithësi e në veçanti në Maqedoni, duke u nisur nga e kaluara «e bujshme, kur pjesa më madhe e trojeve shqiptare u copëtuara padrejtësisht»…

«Siç e dini Republika e Iliridës është rezultat i një periudhe historike, kur në vitet 1992/93, ndodhi shpërbërja e Jugosllavisë dhe në tryezë përmes një këshilli të partive shqiptare, me seli në Prishtinë, u vunë tri opsione, pas kësaj shpërndarjeje», vazhdoi Halili.

Në këtë kuadër ai tha se atëbotë edhe shqiptarët e Maqedonisë u desh ta thoshin fjalën e tyre dhe të vepronin, ndonëse rezoluta që qe miratuar asnjëherë nuk u plotësua. Si edhe gjatë periudhave të mëparshme, shqiptarët i copëtuan edhe më shumë, pasi ata ishin të rrethuar vazhdimisht nga armiq të shumtë, ligjëroi Halili. Në këto rrethana, ai për përkrahje të vazhdueshme veçoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shikuar edhe në shtrirje historike deri në ditët tona.

Union ose bashkësi shtetërore

Navzat Halili përkujtoi se edhe referendumi i mbajtur më 1992 për autonomi politike të shqiptarëve në Maqedoni, kur 99 për qind e votuesve shqiptarë u deklaruan për autonomi brenda Maqedonisë. Më pastaj përmendi, se me 18 shtator para bustit të Skënderbeut u mbajt një paraqitje publike e së vetshpallurës Republikë e Iliridës, për një Union ose bashkësi shtetërore, ngjashëm me konfederatën Zvicrane, ku edhe gjuha shqipe si edhe maqedonishtja do të ishin gjuhë zyrtare, duke qenëse ajo – siç tha Halili – tani nuk përmendet në kushtetutën e Maqedonisë. Si shembull tjetër mori edhe Republikën Srbska, që brenda Republikës së Bosnjës, ka kuvend, ushtri, polici e institucione të tjera. Halili përmendi se, shqiptarëve në Maqedoni u mungon edhe përkrahja e nevojshme nga Shqipëria e Kosova, dhe se bashkëpunimi i tij aktualisht është përqendruar kryesisht me partitë që drejtojnë Albin Kurti e Kreshik Spahiu.

Përfundimisht Nevzat Halili tha «Republika e Iliridës, angazhohet për një formë të vetëvendosjes që Maqedonia të shpallet union i dy republikave: Republikës së Iliridës dhe Republikës së Maqedonisë.» Sepse, sipas tij, vetëm në këtë mënyrë do të evitohen shumë padrejtësi që u bëhen tash shqiptarëve në Maqedoni.

Në këtë kontekst Halili përmendi veçmas edhe pozitën e pabarabartë të gjuhës shqipe, ku sipas tij, neni i shtatë i Republikës së Maqedonisë thotë se në territorin e Republikës së Maqedonisë, gjuhë zyrtare në përdorim të brendshëm dhe ndërkombëtar është vetëm maqedonishtja dhe alfabeti cirilik i saj.

Federatë apo konfederatë?

Një fjalim relativisht të gjatë e mbajti edhe Kryetari i parlamentit të Republikës së vetshpallur të Iliridës, Rahmi Veliu, i cili veçmas u ndal rreth federalizmit të Maqedonisë. Ai përmes disa shembujve, si Zvicra, Belgjika e të tjera evropiane shpjegoi se në edhe në Maqedoni do të mund të aplikoheshin modele të ngjashme, ngase madhësia e territorit dhe e numrit të popullatës doemos nuk luan shumë rol. Gjatë fjalëve të rastit, por edhe në diskutim mbet e paqartë se cili opsion është parësor për Republikën e Iliridës, sepse këtu u përmendën thuaja se paralelisht fjala federatë e konfederatë.

Me diskutime dhe opsionet, në këtë tubim prej rreth 50 vetash, kryesisht të moshuar, u paraqiten edhe Fehmi Kelmendi, Sheremet Pantina, Nusret Hajdari Nuhi Sulejmani, Mesut Asani e të tjerë.[Best_Wordpress_Gallery id=“11″ gal_title=“Nevzat Halili“]

Me diskutime dhe opsionet, në këtë tubim prej rreth 50 vetash, kryesisht të moshuar, u paraqiten edhe Fehmi Kelmendi, Sheremet Pantina, Nusret Hajdari Nuhi Sulejmani, Mesut Asani e të tjerë.