Koncert për nder të 28 Nëntorit në Bernë

[Best_Wordpress_Gallery id=“6″ gal_title=“28 nëntori 2014″]

Një ndër aktivitetet kryesore me rastin e Ditës së Flamurit u mbajt në Bernë. Program i larmishëm artistik dhe kulturor, që do të mbetet në kujtesë deri në koncertin tjetër të këtillë.

Koncerti për nder të Ditës së Flamurit ishte ndërtua me dy pjesë: e para përfshiu pritjen -koncertin, e dyta – urimin e Ambasadorëve të Shqipërisë, Kosovës, përfaqësuesit të Ambasadës së Maqedonisë, komunitetit mbarëshqiptar për Festën e Flamurit – Festën e Pavarësisë dhe ekspozitën

Atmosfera e një feste

Në hyrje, të bënte përshtypje pritja e Ambasadorit te Shqipërise z. Ilir Gjoni dhe kolona zanore – mizika në sfond, me këngë patriotike si: «Për mëmëdhenë», «O trima luftëtarë» etj., të interpretuara nga grupi «Lira» – Korçë.

Kjo atmosferë e parë muzikore u përzje me zërat gazmorë të takimeve mes miqësh, të njohurish, apo edhe të shtimit te rreshtave nga organizatorët për të ftuarit, që ishin mbi kapacitetin e sallës… E vështrimi mes përshëndetjesh jo rrallë u ndeshej në projektimin e flamurit që valëvitej i projektuar në skenë…

Pamje frymëzuese

Projektimi në këtë koncert prezantoi të gjithë programin e tij, duke u shoqëruar me pamje të ndryshme gjeografike, apo elemente që përshtateshin me artistin në skenë…

Pas Himnit të Flamurit, koncerti filloi me tingujt e pianos luajtur nga Ermira Zyrakja, melodia e një violine nga Edmond Basha dhe vargjet e Naim Frashërit, recituar nga Mira Bregu dhe Adem Muji.

Muzika e Limoz Dizdarit nga filmi «Mësenjtorja» me «Fjalët e qiririt» «…Në mes tuaj kam qëndruar/ E jam duke u përvëluar/ Që t’u ap pakëzë dritë/ Natënë t’ua bënj ditë…», si dhe recitimi i aktorëve, shoqëruar me pak vokal, bëri gati një zgjim të heshtur, një zgjim të etur me dëshirën për të dëgjuar e shijuar edhe pjesën gjithë temp e alegro te Koncertit të Pjetër Gacit. E kështu me radhë…

Çdo gjë erdhi gradualisht, nga loja instrumentale… vokale… burimore – folklorike e deri tek energjia e valles «Festë të madhe ka sot Shqipëria», që kulmoi pas saj me kumbimin e zërit të aktorit «O malet e Shqiperisë…», e deri tek timbri i vokalit të malësorit… «Kam ndër mend ditë e natë.» që u përfshi në refren nga të gjithë pjesëmarrësit.

Programi artistik

Larmia artistike e ketij Koncerti kishte surpriza në çdo pike të saj. Loja në violine e vajzës 10-vjeçare Shila Basha me këngë qytetare të shoqëruar nga babai i saj, u pritën ngrohtë nga publiku në sallë. Vokali i veçantë dhe dinjitoz i këngëtares Mimoza Nazarko erdhi me pjesë qytetare të përpunuara nga kompozitorët më në zë, për piano-vokal si: «N’at zaman», «Zare dil te porta», «Për mu ka ken kismet…»

E mirënjohura edhe në publikun europian, për muzikën-vokalin e saj të veçantë, Elina Duni, e surprizoi këtë mbrëmje me interpretimin e saj, si në vokal edhe lojës me kitarë. «Valsi i lumturisë» apo «Rrjedh një kënge e ligjërime» të gdhendura në shpirtin e çdo shqiptari nga e paharruara Vaçe Zela, në këtë skenë i solli mbesa e saj, Ornela Zela.

Ishte kënaqësi kur dëgjon në vazhdim, si prej burimesh apo kullotje bagetish ndër fusha, Ison-Polifoninë nga Grupi Polifonik drejtuar nga Alim Dauti apo Lahuta e alpeve sjellë nga Ajshe Muriqi-Fetaj, që si vlera të rralla e unikale të kulturës shqiptare, janë të mbrojtura nga UNESCO. E më pas, çdo kush në sallë u bë pjesë e jehonës së bjeshkëve, të sjellë me mjeshtëri nga vokali dhe çiftelia e Rapsodëve nga Gjeneva .

Ishte Vallja – Ajo që solli padyshim edhe më shumë atmosferën e Festës, ishte vallja e Shkollës Shqiptare të Vallëzimit «Shota», që solli harenë nga motivet e gëzuara shqiptare dhe që i la dëshirën të gjithëve, që nga artistët Adem Muji – Rapsodë e spektatorë, të këndojnë së bashku… «O malet e Shqipërisë e ju o lisat e gjatë, ju kam ndër mend, ditë e natë…»

Edhe pjesa e dytë e mbrëmjes u përfshi nga elementi artistik… Përballë skenës, e lidhur me rrugicën e gjerë mes spektatorëve qëndronte një ekspozitë me koloritin e objekteve artistike, kostumeve popullore nga trashëgimia kulturore, si dhe portrete të figurave të spikatura kombëtare, qyteteve historike shqiptare, të punuara me mjeshtri nga artisti i vetëm shqiptar në artin e pirografisë, Agron Bajrami.

Përshëndetje dhe urime

Pas kësaj atmosfere festive e mori fjalën Ambasadori i Shqipërisë Z. Ilir Gjoni. Në fjalën e tij ai përmendi disa prej figurave historike për arritjen e pavarësisë, si dhe lidhi pjesën e Shqiptarisë në mërgim, për të qenë të bashkuar dhe dinjitozë me arritjet e tyre.

Me një gotë shampanjë të ofruar nga një vajzë me kostum popullor, i uroi të gjithë të pranishmit për Festën e Flamurit e me pas u dha fjalën Ambasadorit të Kosovës dhe përfaqesuesit shqiptar nga Ambasada e Maqedonisë.

Të pranishëm në sallë ishin edhe ambasadorja e Misionit të Shqipërisë pranë OKB-së, Filloreta Kodra, ish ambasadori i Kosovës në Tiranë, Gazmend Pula, diplomatë nga Konsullata e Kosovës-Zyrih, gjithë dipllomatët e Shqipërisë në Bernë e Gjenevë ; Kryetare shoqatash e Fondacionesh në Swiss si: Ali Mehmeti, Driton Kajtazi, Nazmi Jakurti, Skënder Nikoliqi, familja e Vaçe Zelës – Rodiqi…e shumë bashkëatdhetarë të tjerë të nderuar.

Atmosfera e kësaj mbrëmje festive vazhdoi edhe më pas nën tingujt e këngëve shqiptare, ekspozitës etno-kulturore dhe bisedave të ngrohta mes bashkëatdhetarësh…

Ky koncert u organizua nga Mira Bregu në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë dhe komunitetin shqiptar të këtij qyteti.[Best_Wordpress_Gallery id=“6″ gal_title=“28 nëntori 2014″]

Ky koncert u organizua nga Mira Bregu në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë dhe komunitetin shqiptar të këtij qyteti.