Komunën e Prishtinës e viziton asamblisti i Gracit

Asamblisti i qytetit Grac në Austri, Peter Piffl Percevic, nga “Partia Popullore Austriake” vizitoi Komunën e Prishtinës.




Gjatë kësaj vizite, i shoqëruar nga Drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci, fillimisht vizitoi dy shkolla të qytetit, shkollën fillore «Xhemajl Mustafa» dhe «Shkollën e Gjelbër», ku iu prezantua projekti në përfundim i ditarëve digjitalë dhe administrimit elektronik të shkollave, pilot-projekt ky i kompanisë austriake «Bit Group».

Asambleisti austriak po ashtu u prit nga nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu dhe drejtuesja e Kabinetit të Kryetarit, Fitore Pacolli.

Në takim u diskutuan reformat që po ndërmerren në Komunën e Prishtinës, zhvillimin e gjithëmbarshëm të Komunës, si dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes Prishtinës dhe Gracit.