Komuna e Prishtinës ofron 100 mamografi pa pagesë

Në kuadër të muajit të luftës kundër kancerit të gjirit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Komunës së Prishtinës ka organizuar fushatë vetëdijesuese për kujdesin të cilin duhet ta kenë qytetarët në luftimin e kësaj sëmundjeje.




Në kuadër të kësaj fushate, Komuna thekson se do të bëhet edhe ekzaminimi gratis i mamografisë i 100 pacienteve të cilat kanë kushte të rënda sociale.

Kësisoj, nesër më 5 tetor, në ora 10:30, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, drejtori Arben Vitia do të bëj hapjen e kësaj fushate.