Komuna e Podujevës sqaron: Burgu i Sigurisë së Lartë është në Gërdoc, e jo në Dyz

Komuna e Podujevës, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit dhe, siç thuhet në njoftim, duke pasur parasysh faktin se mediat, kur i referohen Burgut të Sigurisë së Lartë, në disa raste bëjnë shkarje rreth vendndodhjes së këtij institucioni, ka bërë sqarimin si në vijim:




«Në bazë të evidencës kadastrale të Komunës së Podujevës, objekti i Burgut të Sigurisë së Lartë ndodhet në zonën kadastrale të fshatit Gërdoc (e jo në fshatin Dyz, siç paraqitet në disa raste në media».

Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim e komunës së Podujevës thekson se ky sqarim është bërë me kërkesën e banorëve të fshatit Gërdoc.