Kompania «Hidromorava» me reduktime të ashpra në Kamenicë

Kamenicë,1 shtator – Kompania rajonale e ujësjellësit «Hidromorava» në Gjilan është duke aplikuar reduktime të ashpra të ujit në Kamenicë.

Banorët akuzojnë drejtuesit e kompanisë se nuk kanë investuar asnjë cent për blerjen e ndonjë agregati, i cili në momentin që do të ndalej rryma do t’i furnizonte banorët me ujë, shkruan sot Koha Ditore.

Ruzhdi Qehaja, kryetar i bashkësisë lokale për Qendrën e Qytetit të Kamenicës, ka deklaruar se rreth 7 mijë e 500 banorë tash e tri ditë nuk kanë ujë. Ai ka akuzuar për pandërgjegjshmëri kompaninë e ujësjellësit, që, sipas tij, kanë qenë të njoftuar me problemin dhe nuk kanë bërë zgjidhje për hapjen e puseve të reja në këtë qytet, ngase, sipas tij, ka ujë të mjaftueshëm.

«Probleme serioze me ujë ka në Kamenicë, sepse në një anë ka mungesë të madhe të ujit, ndërsa në anën tjetër ka mungesë të rrymës elektrike dhe kur ndalet rryma ndërpritet edhe uji. Ata munden me agregat që të furnizojnë pjesën e qytetit dhe nuk ke kujt t’i ankohesh në Kamenicë», ka thënë ai.