Komiteti për Financa akuzon Ekzekutivin për zvarritjen e projekteve kapitale    




Haziz Hodaj i LDK-së ka theksuar se propozimbuxheti duhet të jetë më i kapshëm, ngase përvoja e deritanishme ka qenë e keqe meqë disa pozicione buxhetore përsëriten nga viti në vit. «Ka shumë projekte që kanë mbetur në gjysmë dhe nuk kanë përfunduar as pas pesë vjetësh. Prandaj planifikimi duhet të jetë më real dhe jo fontanë dëshirash», ka thënë Hodaj, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërsa Artan Abrashi nga lëvizja «Vetëvendosje» ka theksuar se me propozimbuxhetin e 2016-s përsëri parashihet ndarja e mjeteve për Shtëpinë e Kulturës në Zhur, që prej 5 vjetësh është në ndërtim e sipër.

«Kjo është e papranueshme. Ai projekt duhet të shpallet i dështuar. Janë investuar afro 1 milion euro dhe qe pesë vjet ende punimet nuk kanë përfunduar. Ky është një dëm i madh, që i është shkaktuar buxhetit të Prizrenit. Vetëm si shembull, Empire State është ndërtuar për 1 vit e gjysmë ndërkaq qeveria Muja për 5 vjet nuk e ka përfunduar një shtëpi kulture», ka deklaruar Abrashi.