Komisioni për legjislacion rekomandoi mbështetje buxhetore për disa institucione

Komisioni për legjislacion, mandate, imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga znj. Albulena Haxhiu, kryetare e Komisionit, hoqi nga rendi i ditës shqyrtimin e Raportit vjetor të punës së Komisionit Qendror Zgjedhor për vitin 2015, në mungesë të kryetares së këtij institucioni.

Komisioni vendosi që të formojë një grup punues për shqyrtimin e rekomandimeve për mbështetje buxhetore të Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, të cilat bien në fushëveprimin e Komisionit për Legjislacion, transmeton Koha.net.

Ky Komision rekomandoi procedimin për Kuvend propozimin e kryeprokurorit të Shtetit për emërimin e anëtarit në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.