Kombëtarja e kosovarëve të Zvicrës

FC Kosova ështe një copëz e atdheut – jo vetem për futbollistët e kësaj skuadre, por edhe për shqiptaret që jetojnë në Zvicër. Është klubi më i sukseshëm i emigranteve në Zvicër. Nga gushti i këtij viti FC Kosova luan në ligen e parë dhe ai mund të llogaritë në shikuesit e tij besnikë. Vizitë në stërvitjet e këtij ekipi.

Ata ushtrojnë në fushen e sportit Juchof Zürich në Altstetten. Traineri me futbollistët flet gjermanisht. Shumica e tyre prejardhejn e kanë nga Kosova, mirpo ata janë lindur dhe rritur në Zvicër. Megjithatë atdheu i tyre i parë për ata është me rendesi. «Identifikimi me vendin dhe kulturën tonë luan një rol të rëndësishëm», thotë traineri Enver Osamni.

FC Kosova nën udhëheqjen e tij është ngjitur më lartë. Këtë elan Traineri dërshiron ta mbajë edhe në ligën e parë. «Ne do të kemi një paraqitje të mirë atje», është i bindur ai. Por, Osmani e din se në ligën e parë mbretërojnë një tempo dhe një dinamikë tjetër. Prandaj ekipi duhet të stërvitet më fort.

Në ndeshjet e saja, FC Kosova mund të lllogaritë në një komunitet tifozësh besnikë. Kjo do të mbetet kështu edhe pasi ata janë ngritur në ligën e parë, sepse kosovarë ka gjithandej në Zvicër. Simpatazantet e ekipit udhëtojnë nga gjysma e Zvicrës për t’i parë lojërat e klubit. Dh me këtë i sjellin ekipit një pare të mirë. Për stinën e ardhshme në ligën e parë atyre klubit i duhen më shumë të holla. Kryesia e tij për këtë është në bisedime me një sponsor.

«Regionaljournal Zürich Schaffhausen», SRF, ora 17:30