Kombëtarja zvicerane: 12 nacione, një tim

Trupa e Kombëtares zvicerane përbëhet nga 23 krerë dhe trajneri. Nëntë nga këta nuk kanë sfond emigracioni.

Foto: imagineerinx / Shutterstock.com

Duke përfshirë edhe trajnerët, Kombëtaret e Zvicrës dhe Francës kanë nga 15 anëtarë me sfond emigracioni. Sipas të dhënave të qendrës online së bastit NetBet Zvicra ka dyfish më shumë lojtarë të lindur jashtë saj se sa Franca, transmeton «swissinfo.ch»

Në detaje struktura etnike e Kombëtares së Zvicrës duket kështu: 38 për qind zviceranë, 17 për qind me prejardhje nga Kosova, 8 për qind me prejardhje nga Maqedonia – që të dy palët në fakt shqiptarë për nga etnia; pastaj 8 për qind me rrënjë nga Bosnja, po 8 për qind me prejardhje nga Kameruni, 4 për qind nga Bregu i Fildishtë, 4 për qind me prejardhje nga Turqia, 4 për qind nga Kap Verde, 4 për qind nga Sudani dhe 4 për qind nga Kili ose Spanja.

Media kujton rastin e jashtëzakonshëm të Granit dhe Taulant Xhakës – dy vëllezër që luajnë për kombëtare të ndryshme – të Zvicrës, përkatësisht Shqipërisë. Dhe, druan se mos ndonjë nga futbollistët kosovarë të Kombëtares zvicerane do të kalojë te Kosva pas pranimit të saj më 3 maj 2016 në UEFA.

Në emra të përvetshëm dhe për nga pozicioni, Kombätrja e Zvicrës duke kështu: Vladimir Petkovic (trajner); Yann Sommer, Roman Bürki dhe Marwin Hitz (portierë); Johan Djourou, Nico Elvedi, Michael Lang, Stephan Lichtsteiner, François Moubandje, Ricardo Rodriguez, Fabian Schär dhe Steve von Bergen (mbrojtës); Valon Behrami, Blerim Dzemaili, Gelson Fernandes, Fabian Frei, Granit Xhaka dhe Denis Zakaria (mesfushorë); Eren Derdiyok, Breel Embolo, Admir Mehmedi, Xherdan Shaqiri, Haris Seferovic, Shani Tarashaj (sulmues).

Rumania është i vetmja kombëtare që nga 23 lojtarët nuk ka asnjë me sfond të huaj – lojtar të emigruar, me prindër të emigruar, apo të parë të emigruar. ks