Kokëfortësia – çelës për jetëgjatësi

Hulumtuesit gjetën se të anketuarit e moshës 90 vjeçe kanë gjendje fizike të dobët, por gjendje më të mirë mendore sesa anëtarët e familjeve të tyre dukshëm më të ri.
U konstatua se çelësi i shpirtit të fuqishëm dhe shkëlqimit në ato vite është te «balansi perfekt ndërmjet pranimit të domosdoshmërisë», përhapjes së tij, shoqëruar me një qëndrim të përgjithshëm pozitiv jetësor.

Foto: Shutterstock



Një studim i publikuar kohë më parë në magazinën profesionale «International Psychogeriatrics», mbi bazën e një hulumtimi  të kryer në Itali, nxjerr në pah se të anketuarit më të moshuar kanë disa tipare të përbashkëta.

Janë kokëfortë, optimist, e duan atdheun dhe familjen e tyre dhe janë të gatshëm të punojnë tërë jetën.

Hulumtues nga Universiteti i Romës  «La Sapienza» dhe «University of California San Diego School of Medicine», studiuan zakonet e një fshati të vogël të bregdetit Italian, në mesin e të cilëve ndodheshin 29 persona të moshës 90- 101 vjet,  si dhe anëtarë të familjeve të tyre (gjithsejtë 51 persona), të moshës 50- 75.

Hulumtuesit gjetën se të anketuarit e moshës 90 vjeçe kanë gjendje fizike të dobët, por gjendje më të mirë mendore sesa anëtarët e familjeve të tyre dukshëm më të ri.

U konstatua se çelësi i shpirtit të fuqishëm dhe shkëlqimit në ato vite është te «balansi perfekt ndërmjet pranimit të domosdoshmërisë», përhapjes së tij, shoqëruar me një qëndrim të përgjithshëm pozitiv jetësor.

«Gjendjes së mirë mentale, i kanë kontribuar edhe lidhjet e afërta ndërmjet anëtarëve të familjes, besimi dhe dashuria ndaj tokës.  Të gjitha këto gjëra që i japin kuptim jetës edhe në vitet e shtyra», raporton portali «Parents».

«Gjithnjë mendoj më të mirën», është shprehur njëri nga të anketuarit më të moshuar.

«Në jetë gjithnjë ekziston një zgjidhje për të gjitha. Këtë ma ka mësuar im atë: për t`u përballë më sfidat dhe për të shpresuar për dobinë më të madhe».

(dp/ parents.com)