Kohët dhe oqeanët




Kur qemë të vegjël,
për ne, pleq qenë 30 vjeçarët,
pellgu ish oqeani,
kurse vdekja –
oh, vdekje as që kishte!

Me kohë u bëmë djema.
Ahere pleq për ne qenë dyzetvjeçarët
një basen i thjeshtë qe oqeani,
dhe vdekja –
ishte veç një fjalë!

U bëmë me nuse.
Ahere pleq ishin 50 vjeçarët.
Liqeni ishte oqeani,
dhe vdekja, vdekja qe,
por vetëm për të tjerët.
Sot, të moshuar,
së fundit të vërtetën e mësuam, -
oqeani vetë është oqean.
Kurse vdekja –
gjendet te vdekja jonë.