Kohërat

David Diop. Foto: AFP



Ekzistojnë kohëra për të ëndërruar
në qetësinë e natës dhe në ultësirën e heshtjes
Ekzistojnë kohëra dëshpërimi
dhe tisi i rëndë i fjalëve shqyhet nga dënesja
Ka kohëra vuajtjeje
përgjatë rrugëve të luftës në sytë e nënave
Ka kohëra për të dashuruar
në kasollet e shndritshme ku mishi i bashkuar këndon
Ka diçka që ngjyros ditët e ardhshme
ashtu siç e ngjyros dielli mishin e bimëve
dhe në delirin e kohërave
në padurimin e kohërave
mbin përherë fara më e frytshme
e asaj kohe prej së cilës lind drejtpeshimi.

David Diop, lindur më 1966 në Paris, është poet franko-senegalez.

Përktheu:
Enver Robelli