Kohërat

Foto: Shutterstock



Ka kohëra për të ëndërruar
në qetësinë e natës dhe në ultësirën e heshtjes
Ka kohëra për t’u dëshpëruar
dhe duvaku i rëndë i fjalëve shqyhet nga dënesja
Ka kohëra për të vuajtur
përgjatë rrugëve të luftës në sytë e nënave
Ka kohëra për të dashuruar
në kasollet e rralla ku mishi këndon i bashkuar
Ka diçka që ditët në vijim i ngjyros
ashtu siç e ngjyros dielli tulin e bimëve
dhe në delirin e kohërave
në padurimin e kohërave
mbin përherë fara më e frytshme
e asaj kohe nga e cila lind drejtpeshimi.

[Përktheu: E.R.]
David Diop (1927-1960) ka qenë ndër poetët me të talentuar frëngjishtshkrues të Afrikës perëndimore. Vdiq tragjikisht në një fatkeqësi ajrore.