Koha të lexosh poezi

Foto: Shutterstock



për Nazim Hikmetin

Koha të lexosh poezi
është koha e shkrimit të tyre

gërvishtja
e engjëllit me njëqind flatra
e librit

biseda e peshqve
u dëgjua
nga zogjtë

ajo gjendet diku
mes jastëkut
dhe mëngjesit

Poezitë e mia!

Edhe nën torturë
nuk i dorëzoj
po u dogjën të gjitha kopjet
kujtesa ime është e zbrazët

Koha të lexosh poezi

Ngutuni!

Ajo s’do të vijë kurrë më.

Përktheu: Enver Robelli

(Poet sovjetik i lindur në Ukrainë).