Koha e fundit për një Marrëveshje të Sigurimeve Sociale me Kosovën

Qeveria e zvicerane i përgjigjet deputetes nacionale nga radhët e Partisë Socialdemokrate të Zvicrës, Barbyra Gysi. Intepelanca e datës 19 qershor 2015.

Interpelanca – Barbara Gysi

Nga 1 prilli i vitit 2010 për pensionistët e Kosovës, të cilët kanë punuar në Zvicër dhe e kalojnë moshën e pensionit të pleqërisë në vendlindje, është krijuar një gjendje e padrejtë, pasi Zvicra nuk vijon të zbatojë Marrëveshjen e trashëguar për Sigurimet Shoqërore të ish-Jugosllavisë në raport me Kosovën. Pensionet që janë vendosur nga kjo datë kohore nuk vijojnë të paguhen në Kosovë. Pensionistëve të prekur iu është hequr baza ekzistenciale e mbijetesës në moshën e pleqërisë, gjendje kjo që shkakton probleme elementare dhe që është e paqëndrueshme e pakuptueshme.

Tek ne ka pasur intervenime të ndryshme me qëllim të zbatimit të mëtejmë të Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore me ish Jugosllavinë, apo fillimin e bisedimeve për një Marrëveshje të re bashkë me një zgjidhje të ndërmjeme deri në negocimin e të resë. Qeveria Federale justifikonte e këtë gjendje te paqëndrueshme me mospërmbushjen e kushteve nga shteti i Kosovës. Në ndërkohë Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa hapa në këtë drejtim. Çështjet e hapura janë adresuar, regjistri civil është mundësuar të ofrohet në bazë të dyfishtë, si dhe legjislacioni i sigurimeve shoqërore për një Marrëveshje është iniciuar. Pastaj ka ndodhur edhe një takim mes ministrave të të dyja vendeve.

Në fillim të këtij viti është instaluar një qeveri e re në Kosovë dhe ka ndodhur edhe ndërrimi në Ministrinë për Mirëqenie Sociale. Edhe qeveria e re në ndërkohë është përgjigjur në pyetjet tjera shtesë.

Unë lus qeverisë federale të përgjigjet në pyetjet vijuese:

1) Si është gjendja aktuale në lidhje me Marrëveshjen ndërshtetërore për Sigurimet Shoqërore Zvicër- Kosovë?

2) A ka edhe parakushte të tjera, të cilat duhen plotësuar?

3) A mund t’i plotësojë Kosova kushtet tjera për një Marrëveshje të re të Sigurimeve Shoqërore?

4) Kur do të fillojnë bisedimet për një Marrëveshje të re për Sigurimet Shoqërore dhe kur mund të llogarisim me zbatimin e Marrëveshjes në fjalë?

5) A është i mundur instalimi i një zgjidhjeje të përkohshme kompromisi, deri në kohën kur të gjejë zbatim Marrëveshja e re?

Përgjigja e Qeverisë federale të Zvicrës në interpelancën e deputetes Barbara Gysi

1/2/3) Arsyet për mosvazhdimin e zbatimit të Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore me ish Jugosllavinë në raport me Kosovën nga 1 prilli 2010, siç është e njohur, qëndronin në funksionimin e pamjaftueshëm të administratës kosovare dhe si rrjedhojë e saj edhe në vështirësimin e bashkëpunimit bilateral. Gjatë viteve të fundit zyrtarët zviceranë ishin në kontakt të rregullt me institucionet e Kosovës, për të përcjellë reformat në Kosovë dhe për të bërë  rivlerësimin e situatës. Janë zhvilluar shumë takime në rrafshe të ndryshme.

Zyrtarët kosovarë Entit Federal për Sigurimet Shoqërore (BSV), në bazë të pyetësorit të dërguar, i kanë ndërmjetësuar informacion të gjerë me shkrim mbi legjislacionin dhe mbi organizimin e fushës së sigurimeve shoqërore si dhe informacione nga fusha e regjistrave. Edhe pas pyetjeve shtesë të palës zvicerane, kanë mbetur ende të hapura disa pyetje, të cilat kërkojnë një sqarim më të thellë, për shembull luftimi i mashtrimeve dhe funksionimi i regjistrave të ndryshëm. Për të përshpejtuar këtë verifikim, Enti Zviceran i Sigurimeve Shoqërore me zyrtarët e Kosovës janë marrë vesh të realizojnë një takim ekspertësh në Prishtinë. Kështu do të verifikohet edhe se a funksionon faktikisht bashkëpunimi administrativ pas ndryshimeve rezultuese. Tani për tani është herët të pohohet se Kosova është në gjendje t’i plotësojë parakushtet për një Marrëveshje të re. Në ndërkohë, shtetasit e Kosovës do të trajtohen sikur shtetasit e vendeve tjera, me të cilat Zvicra nuk ka Marrëveshje për Sigurimet Shoqërore: Shtetasit e Kosovës, të cilët kanë arritur moshën e pensionit pas 1 prillit 2010 mund të marrin pensionin e tyre vetëm nëse e ruajnë vendbanimin e tyre në Zvicër. Nëse ata largohen përfundimisht nga  Zvicra, ekziston mundësia, në rast të plotësimit të disa kushteve të caktuara, të tërheqin kontributet e tyre.

4) Nëse qeveria federale vjen në përfundim se janë plotësuar parakushtet për arritjen e  një Marrëveshjeje të re, ajo do të vendosë për një mandat mbi nisjen e negociatave. Enti Federal për Sigurime Shoqërore më pas do të fillojë negociatat me palën kosovare dhe do të provojë që sa më shpejtë që është e mundur të pajtohen për një tekst të përbashkët. Pas kësaj, Qeveria Federale do të iniciojë nënshkrimin e marrëveshjes dhe do t’ia ofrojë atë për miratim Parlamentit. Një parashikim i kohës së hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së re, tani për tani, është i pamundur.

5) Një zgjidhje e ndërjeme nuk është paraparë. Për ketë duhet të plotësohen po të njëjtat kushte si për një Marrëveshje, posaçërisht një bashkëpunim administrativ funksional. Edhe për këtë nevojiten hapat dhe procedurat e njëjta, si për miratimin e çfarëdo traktati ndërkombëtar.

Osman OSMANI, Sekretar nacional për Migracion në sindikatën Unia, i ngarkuar me dosjen e Marrëveshjes ndërshtetërore për Sigurimet Shoqërore mes Zvicrës e Kosovës

Foto: zVg