Koalicioni i djathtë fiton në Portugali

Kryeministri portugez, Pedro Passos Coelho, ka thënë se është i gatshëm të formojë qeverinë, pasi që koalicioni i tij fitoi më së shumti vota në zgjedhjet të së dielës, ndonëse jo shumicën në parlament.

Portugal's Prime Minister and Social Democratic party leader Pedro Passos Coelho gestures to supporters after polls closed in a general election in Lisbon, Portugal, October 4, 2015. Portugal's center-right government headed for victory in an election on Sunday that was a vote test of its tough austerity stance, but exit polls showed it was likely to lose its majority in parliament. REUTERS/Juan Medina



Lideri i socialistëve në opozitë të udhëhequr nga prefekti i Lisbonës, Antonio Costa, e pranoi humbjen në zgjedhje dhe uroi Coelhon për fitore.

«Partia socialiste s’i realizoi synimet e veta», tha Costa, duke paralajmëruar se nuk do të japë dorëheqje.

Sipas të gjitha votave të numëruara, koalicioni i qendrës së djathtë fitoi 37% të votave, e socialistët 32.