KMDLNj: OSBE nuk reagoi kundër pengimit të shqiptarëve për të votuar në Medvegjë 




Këshilli për Mbrojtën e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka dënuar aktin e shtetit serb që një ditë më parë për shtatë orë i mbajti të bllokuar në pikëkalimin kufitar në Mutivodë rreth dymijë qytetarë të cilit po shkonin për të votuar në zgjedhjet lokale në komunën e Medvegjës, raporton TV ARTA.

 

«Pengimi i qëllimshëm i autoriteteve serbe duke vështirësuar në disa raste dhe pamundësuar qasjen e lirë në kutitë e votimit për votuesit shqiptarë, nuk zgjoi reagim të ndërkombëtarëve në përgjithësi dhe OSBE-së në veçanti. Në këtë mënyrë po vërtetohet se për shkak të oportunitetit politik, po dëmtohet procesi i votimit dhe po dizajnohet rezultati i votimit që nënkupton se po përligjet zbatimi i standardeve të dyfishta. KMDLNj kërkon që të respektohet e drejta për të votuar si e drejtë njerëzore dhe kundërshton çdo arbitraritet apo zbatim të standardeve të dyfishta», thuhet në reagim. KMDLNj kujton se në zgjedhjet lokale që janë mbajtur në Kosovë asnjëherë nuk janë penguar asnjëherë.