KMDLNJ e vlerëson jodemokratike sjelljen e sotshme të opozitës

Behxhet Shala, drejtor ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, i tha KTV-së se kjo që ndodhi sot është një dhunë dhe as më pak e as më shumë se kaq.




«Është dhunë kjo që ndodhi sot. Me këto që ndodhen ishte e rrezikuar jeta e të gjithë deputetëve», tha Shala.
Siç u shpreh ai, opozita me këto sjellje po dëmton imazhin e vet dhe nuk i kontribuon asaj për të cilën deklarohet me gojë.