KLMDNJ kërkon publikim të rezultateve të autopsisë së të vrarëve në Kumanovë




Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë i ka dalë në mbrojtje familjarëve të të vrarëve dhe të ekzekutuarve në Kumanovë duke kërkuar bërjen publike të rrethanave të vrasjes së familjarëve të tyre përkatësisht publikim të autopsisë, raporton TV ARTA.

 

«Autoritetet maqedonase , përkatësisht ekspertët mjeko-ligjorë e kanë përfunduar autopsinë mirëpo nuk ua kanë dorëzuar familjarëve këto rezultate ndonëse kishte përfunduar identifikimi i të vrarëve e as autoriteteve kosovare», thuhet në komunikatën e KLMDNJ-ës.

Ky këshillë thotë se edhe në Kosovë ka përfunduar autopsia por as për këto rezultate familjarët nuk janë informuar.

KLMDNJ vlerëson se autoritetet kosovare gjithashtu nuk janë të detyruara të presin palën maqedonase për të publikuar rezultatet e autopsisë.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup duhet t’u dalë në ndihmë familjarëve duke iu siguruar informatat e duhura përfundon komunikatën KLMDNJ.