Kjo është pistoleta që futi Ballistin në burg, për të cilën i rrëfeu gazetarit amerikan

New York Times i ka kushtuar një shkrim të gjatë Ismail Morinës, ose Ballistit siç tashmë e njohin të gjithë shqiptarin që ngriti dronin në stadiumin e Beogradit. Shkrimi është botuar në prag të ndeshjes Shqipëri – Serbi që luhet në 8 tetor në Elbasan Arena.




Gazetarit James Montague i ka bërë përshtypje arma të cilën Morina mban me vete, një pistoletë Zastava e prodhuar në Serbi.

«Ai thotë se e mban me vete të mbushur gjatë gjithë kohës», shkruan New York Times. Këtë pistoletë thotë gazetari, Ismail Morina e kishte blerë së fundi.

Pistoleta Zastava është e njëjta që ju sekuestrua Ballistit gjatë një kontrolli nga policia në Tiranë. Me këtë rast, Morina u arrestua për armëmbajtje pa leje duke humbur kështu shansin për të qenë në ndeshjen e shumëpritur mes dy kombëtareve serbe e shqiptare.

pistol