Kjo degë




Ç’mund të më sjellë kjo degë vjeshte
Më shumë se sa fillmin e heshtjes
Lumi tashti nuk ka më sy
Sytë e verës janë mbyllur
Sytë e verës janë mbytur
Përse s’kanë zë gurët
Ku t’i gjej fjalët që lashë nëpër breg të lumit
Një ishull që s’ka qenë më parë
Më shikon nga uji
Një copë dashurie
Më zgjat një dorë nga uji
O vjeshtë
Më ke hedhur krahët rreth qafës
Dhe gëlltis një lot pa zë.